Bolino i shmanget sërish gjyqit/ Këlliçi: Disponojmë prova, do t’i paraqesim…

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, u paraqit sërish në Gjykatën e Tiranës për seancën gjyqësore ndaj tij pas padisë për shpifje të ngritur nga Carlo Bolino.

Megjithatë, për herë të dytë, pala paditëse, vetë Bolino, mungoi në seancë, një fakt që Këlliçi e cilësoi si të pakuptueshëm dhe ironik.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Këlliçi shprehu habinë për mungesën e Bolinos, duke theksuar se pikërisht ky i fundit e kishte akuzuar më herët se po i shmangej përballjes në gjykatë.

Belind Këlliçi: Duke qenë se unë e kuptoj që në rastin e Erjon Veliajt, se jam në çështje të tjera, i s’vjen dot në gjykatë se është në burg. Në rastin Mirel Mërtirit apo Klodian Zotos, personazheve të inceneratorit që më kanë paditur për shpifje, ato s’vijnë dot se janë në arrati. Në rastin e Carlo Bolinos nuk arrij ta kuptoj arsyen se përse shmanget nga përballja në sallën e gjyqit, kur vetë më ka akuzuar mua si një individ që jam shmangur nga seancat dhe nga përballja me të në sallën e gjyqit. Kujtoj këtu që kjo padi e iniciuar në shtator të vitit 2023, fillimisht është adresuar në mënyrë të qëllimtë në një adresë të gabuar, që unë s’kam as edhe një lidhje, si e si për të bërë shkrime dhe për të krijuar idenë se unë po shmangesha nga një padi e bërë nga Carlo Bolino për shpifje.

Kur në momentin e parë që jam njohur me këtë fakt publik, nga burime të hapura, menjëherë jam paraqitur nga seanca vijuese në çdo seancë dhe vijoj të vij në çdo seancë, pavarësisht një agjende të ngjeshur parlamentare, politike apo jo, e gjej kohën për të ardhur, për të respektuar gjykatën në radhë të parë dhe më pas për të respektuar dhe veten dhe i qëndroj të gjitha thënieve dhe deklaratave të mia pikë për pikë. Nga ana tjetër më bën habi se si ka një mungesë kaq të madhe interesi pikërisht viktima akuzuese në këtë rast, që e ka iniciuar këtë proces. Megjithatë mbetemi te thelbi. Është shumë e habitshme, është për të ngritur një pikëpyetje shumë të madhe se si Prokuroria e Posaçme apo Gjykata e shkallës së parë nuk kthejnë përgjigje, në këtë rast Prokuroria e Posaçme nuk i kthen përgjigje Gjykatës së Tiranës për padinë që është regjistruar, ne e kemi një kthim përgjigje si subjekt politik, që është regjistruar në regjistrin e veprave penale pa autor dy paditë e depozituara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, referuar zotit Bolino.

Por habi bën që ka dy herë gjykata që i drejtohet me shkrim Prokurorisë së Posaçme dhe nuk merr përgjigje. Sa për shqetësimin që mund të jetë publik apo edhe vetë viktimës akuzuese në lidhje me provat, pa diskutim që ne provat i disponojmë, por do të presim ezaurimin ligjor të kësaj çështje dhe pa diskutim që do të shuajmë kuriozitetin edhe të opinionit publik, edhe të zotit Bolino po deshi, për të gjitha provat që ne kemi depozituar në SPAK apo dhe për prova të reja. Duke qenë se unë sot për herë të parë kam patur mundësinë që të kem edhe zotin Jamarbër Malltezi në seancë, për shkak se ju të gjithë e dini fare mirë vendimin e paligjshëm që ishte marrë ndaj tij për një kohë shumë të gjatë, jo vetëm për ta burgosur padrejtësisht, por edhe për t’i hequr të drejtën e kontaktit me persona të tjerë apo për t’u paraqitur në gjykatë për të mbrojtur veten e tij. Faleminderit dhe të fala Karlos dhe e pres në seancën e radhës. 25 Maj, në orën 14:00.

About Redaksia

Check Also

‘Reporterët pa Kufij’ akuzon direkt Ramën/ “Gazetarët po kërcënohen…”‘

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e tyre …