Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Foltoren në degën nr.5 në Tiranë, tha se, protestat tona janë bërë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën! Nëse nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë.
Berisha tha se, në rast se ne nuk do kishim qëndruar, do flitej ashtu siç folën lobistë racistë antishqiptarë para një muaji, të paguar nga Edi Rama, sipas të cilëve, AKSHI, ndërmarrje shtetërore ku merren peng biznesmenë që paraqesin oferta, qenka kulturë shqiptare kjo.
Berisha: Jemi në prag të një proteste jashtëzakonisht të rëndësishme.
Jemi të lodhur, po, pa diskutim.
Jemi të rraskapitur, po, nuk them se jo.
Shtrojmë pyetjen: këto protesta çfarë po sjellin?
Ah, këtu qëndrojmë. Këto protesta u bënë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën.
Në qoftë se ne, nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë.
Në rast se ne nuk do të kishim qëndruar, pushteti absolut i Edi Ramës do të mbillte terror në të katërta anët e vendit.
Në rast se ne nuk do kishim qëndruar, do flitej ashtu siç folën lobistë racistë antishqiptarë para një muaji, të paguar nga Edi Rama, sipas të cilëve, AKSHI, ndërmarrje shtetërore ku merren peng biznesmenë që paraqesin oferta, qenka kulturë shqiptare kjo.
Se ne shqiptarët e paskemi kulturë t’i zgjidhim problemet duke marrë peng njëri-tjetrin.
Nuk ka akuzë më raciste.
Pse bëhej kjo akuzë nga ky person?
Kjo akuzë bëhej për të mbrojtur Edi Ramën, për t’i thënë asaj audience të mbyllur, të rëndësishme se lëre, nuk ka faj Edi këtu, këtu e kanë kulturë, nuk ka çfarë u bën ai, është çështje kulturore e shqiptarëve.
Por kjo mbetej në një rreth të mbyllur dhe aty nuk e besonte njeri këtë dogmë sepse ne ishim në këmbë.
Ne po protestonim dhe ishim zëri i vërtetë i shqiptarëve.
I moralit. I të drejtës. Por edhe i besimit tek Shqipëria dhe tek e ardhmja.
Po në atë mbledhje, imuniteti i Ballukut. Lobisti i korruptuar i Edi Ramës, po, qëndrimi ndaj Ballukut është interpretimi shqiptar i imunitetit. Pra, ne kështu e kemi, ne imunitetin nuk e heqim në këto raste.
Paçka se na ndaj Ilir Metës e kishim hequr me datën 14 dhjetor në vitin 2011. Dhe e dha vetë dorëheqjen dhe imunitetin, sepse Edi Rama fabrikoi një regjistrim të faktuar me falsifikim në 28 vende.
Por kishte një moral, kishte një etikë ajo qeveri, një përgjegjësi para jush.
Duhet të jepte dorëheqjen, të sqaroheshin problemet.
Imuniteti i është hequr dy herë ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha, në atë kohë ishte ministër.
Iu është hequr ministrave të tjera.
Nuk na ka shkuar kurrë në mendje që të mos heqim imunitet ministrash. Jo.
Dhe atë, pavarësisht nga çmimi që do paguante, drejtësia do bëhej.
Kurse këtu thoshte se këta shqiptarët kanë këtë interpretim për imunitetin.
Por ishit ju që u ngritët, që protestuat. Dhe sot, falë qëndresës tuaj, protestës tuaj, në fakt jeni zëri më i fuqishëm që ka pasur Shqipëria. Zëri më i dëgjuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, avoketërit më të pamposhtur të dinjitetit kombëtar. Të dinjitetit individual.
Gazeta RD