Deputeti i PD, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në seancën plenare tha se ka mungesë të theksuar transparence dhe funksionimi institucional në lidhje me qeverisjen dhe raportimin e ekzekutivit në Kuvend.
Balliu u ndal te çështja e kërkesave për informacion mbi projektin “Smart City”, duke theksuar se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse.
Balliu: Unë konkretisht kam kërkuar për Smart City-n dhe nuk vjen absolutisht asnjë informacion. Këtu duket sikur janë bërë tre qeveri. Një qeveri është Rama me Lubinjën, një qeveri tjetër janë drejtorët e pastaj qeveria e tretë është kjo salla e parlamentit këtu dhe këta që bëjnë si ministra, ndërkohë s’kanë në dorë të bëjnë asnjë gjë, as vendosin, as flasin, as japin, as marrin.
A duhet të fillojmë ta ndajmë, çfarë funksioni ka ky parlament? A kemi ne një gjë në dorë ne këtu për t’i shërbyer qytetarëve apo jo? Kur s’refenosemi as për të na kthyer një përgjigje të thjeshtë. Dhe e dyta, këto janë çështje të cilat, mirë ne që po i ngrejmë dhe nuk doni të na dëgjoni.
Po i ngre dhe Parlamenti Europian, në raportet e veta. Po i ngrejnë ambasadat këtu. Të gjithë po ua thonë që ky parlament po humb totalisht funksionin.
Edhe e treta, kryetar nuk e kemi se e duam shumë apo na ka marrë malli, po është i vetmi parlament në botë që kryeministri nuk vjen në 90% të seancave, ky njeri nuk është këtu. Edhe kur vjen, vjen vetëm pesë minuta. A ka ky njeri për të dhënë llogari diku?
Parlamenti supozohet të merret pikërisht me këtë çështje. Të kërkojë llogaridhënie qeverisë për politikat. Dhe këto interpelanca që mohohen me justifikimet më idiote, është në hetim çështja. Ne nuk jemi prokurorë o zotëri, ne nuk do vijmë ta fusim në burg. Me qejf e kemi, po s’e kemi ne në dorë.
Ne vijmë për të kërkuar informacion, për të kërkuar llogari ndaj institucioneve përkatëse në këto interpelanca. Kur ne flasim për AKSH-in dhe kërkojmë kryeministrin, AKSH-i është në varësi të kryeministrisë si institucion, nuk e kemi vendosur ne. Ju kështu e keni.
Është kthyer parlamenti totalisht qesharak për nga funksioni dhe gjithçka tjetër. Dhe nuk i vë faj pastaj që edhe kolegët këtu vetëm rrinë e zgërdhihen gjithë ditën. Se këtu s’ke çfarë bën. Jemi bërë si një klasë pa, pa, pa lëndë, pa mësues, pa gjë, vijnë rrimë kot. Interpelanca jo, vetëm për ndonjë gjë që ju e shikoni të arsyeshme që s’prish ndonjë punë.
Hajde po e bëjmë këtë interpelancë kësaj radhe, herës tjetër nuk e bëjmë. Komisionin hetimor nuk e lejojmë. Është çmenduri. Në qoftë se nuk doni të na dëgjoni ne, minimalisht dëgjoni aleatët tonë.
Dilni bërtisni nga mëngjesi deri në darkë, integrimi, integrimi, pastaj integrimit i thosni prisni se duam pak Lubinë më shumë. Ju thotë ambasada e Bashkimit Europian, raportet e parlamentit Europian, duhet të rifunksion, duhet të rregullohet funksionimi i parlamentit, duhen pranuar interpelancat, jo.
A e shihni, është një gjë me të thënë, një gjë me të bërë. Me të bërë jemi shumë larg dhe po humb komplet funksioni i këtij parlamenti. Na e ndani. Sa qeveri kemi, cila është qeveria, a janë këta këtu, apo të shkojmë t’i kërkojmë drejtorat nëpër rrugë, ato që kanë mbetur jashtë burgjeve. Faleminderit!
Gazeta RD