Berisha: Heqja e subvencioneve për naftën në kulmin e krizës është vendim absurd dhe i pashpirt ndaj qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, heqja e subvencioneve për naftën në kulmin e krizës është vendim absurd dhe i pashpirt ndaj qytetarëve.

Berisha tha se, kryehajduti i Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës.

Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament.

Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkun e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi të keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë, nuk ka. Përveç atij që tani e ka kap tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s’vjen në parlament fare, se të ka frikë dhe ty, se dhe ty të ka frikë tani. Që është i tmerruar dhe që s’di ç’bën.

Pra, vini këtu, po kjo është gjëja kaq të turpshme.

Po ul akcizën kur kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës.

Kjo është politikë shpopullimi. Shpopullimi.

Është politikë Çubriloviçi. Është politikë antishqiptare.

Fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë.
Si e shpjegoni ju këtë?

Kryehajduti i Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.

A doni t’jua lexoj? Një, prisni të nxjerri një tabelë këtu.

E pata te telefoni.

Në Gjermani, pardje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Rroga në Gjermani, gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merr ai, sa u merr ai qytetarëve në TVSH-në e naftës me 220 lek litri?

A e dini apo jo? Dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s’keni pse e mbroni ju atë.

About Redaksia

Check Also

Skandali me lubinë e AKSH-it/ Sadush-Gjykata e lë të lirë

Njoftimi i Gjykatës së Lartë: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë …