Tabaku: Nafta, më e shtrenjta në rajon! Çmimet e larta po rëndojnë xhepat e qytetarëve!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po bashkëpunon me oligopolet për të mbajtur artificialisht të larta çmimet e karburanteve në vend, duke rënduar më tej barrën ekonomike mbi qytetarët shqiptarë.

Sipas Tabakut, masat e propozuara për uljen e akcizës janë të vonuara dhe nuk prekin thelbin e problemit, që lidhet me modelin ekonomik të ndërtuar në Shqipëri.

Ajo deklaroi se, ndonëse çmimet e naftës mund të bien në bursat ndërkombëtare dhe në vendet e rajonit, në Shqipëri karburantet vijojnë të mbeten ndër më të shtrenjtat në Europë për shkak të një sistemi që, sipas saj, favorizon këtë situatë.

Tabaku: Nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare, mund të bjerë në rajon, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë sepse sistemi e favorizon këtë model. Mbi 60% e çmimit të karburantit janë taksa, dhe një pjesë e madhe vjen nga taksa e qarkullimit, që është rritur me 20 lekë krahasuar me vitin 2013 dhe i kushton qytetarëve mbi 200 milionë euro në vit.

Ky nuk është treg i lirë. Kjo është ekonomi e deformuar, ku fitimi ndahet mes oligopoleve dhe qeverisë, ndërsa qytetarët paguajnë faturën. Çdo krizë ndërkombëtare nxjerr në pah dështimin e modelit ekonomik të ndërtuar në Shqipëri, sepse shqiptarët paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. Ndërkohë, Europa dhe vendet e rajonit ndërhyjnë për të mbrojtur qytetarët, por Shqipëria mbetet në vend numëro, pa strategji reale dhe pa masa mbrojtëse për qytetarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, …