Raporti i PE/ Berisha: Denoncohet moszbatimi i vendimeve të Kushtetuese dhe qëndrimi armiqësor ndaj gazetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, në raportin e PE denoncohet moszbatimi i vendimeve të Kushtetuese dhe qëndrimi armiqësor ndaj gazetarëve!
Berisha tha se, BE thekson se shumica e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie, në raport dënohet ashpër Ballkani i Hapur.

Berisha: Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias.
Denoncimi moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, siç ishte rasti i Ballukut.
Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj, kurse për Edi Ramën ajo vazhdonte punën çdo ditë.
Denoncohet refuzimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën dhe një seri vendimesh të tjera, të cilat parlamenti nuk i zbaton.
Denoncohet qëndrimi armiqësor kundër gazetarëve profesionistë dhe medieve të pavarura në Shqipëri. Sulmet verbale dhe retorika ndaj medieve nga zyrtarë të nivelit të lartë.
Fushatat e përçmimit dhe ngacmimet mizogjene online, shpesh të drejtuara kundër gazetarëve që raportojnë për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.
Pra, këtu merren në mbrojtje gazetarët dhe jo pronarët.
Pra, ka dy qëndrime diametralisht të kundërta mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Sali Berisha ngre zërin në emër të interesit publik, kundër censurës, kundër manipulimit, kundër gjuhës së korrupsionit të diktuar nga Edi Rama dhe pronarët e lidhur me të për interesa, kurse raporti denoncon për sulmet e tij ndaj gazetarëve, të njohura tashmë publikisht.
Parlamenti Europian shpreh ‘keqardhje të thellë’ për zgjatjen e Ligjit të 2015 për Investimet Strategjike, procedura të përshpejtuara me shqyrtim mjedisor të reduktuar.
Kërkon shfuqizimin e amendamenteve të 2024 të Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Ndryshimet e 2024 lejojnë infrastrukturë turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura.
Atakon rëndë Këshillin Kombëtar të Territorit të kryesuar nga Edi Rama dhe Adelajda Roko.
Pra, nuk ka një fushë të vetme që nuk e atakon ky raport.
Denoncon vjedhjen e fondeve të BE në Shqipëri, ndaj dhe thotë se OLAF ka identifikuar parregullsi serioze në zbatimin e IPARD, gjë që ka çuar në pezullimin e 130 milionë eurove për fermerët shqiptarë për shkak të vjedhjesë së fondeve të BE në agjencitë e Ministrisë së Bujqësisë dhe moshetimin e tyre me urdhër të Edi Ramës nga Skrapi i partisë.
Shumica e fëmijëve shqiptarë mbeten në rrezik varfërie.
Një nga lajmet më të zeza që vjen nga Brukseli.
Paralajmëron ashpër ndaj Ballkanit të Hapur. Krenarë që opozita mbushi bulevardin kundër tij.
Rrezikon krijimin e strukturave paralele që rrezikojnë Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur ishte një nismë e mbështetur nga Rama-Vuciç, Sergei Lavrov dhe Aleks Soros.
Edhe letra e përbashkët Rama-Vuçiç interpretohet si vazhdim i Ballkanit të Hapur, ndonëse Ballkani i Hapur me ultimatumin e BE, është arkivuar në koshin e plehrave, por autorët e kësaj nisme duan të kalojnë në një formë tjetër, formën e anëtarësimit pa kriteret e Kopenhagenit, pra pseudo-anëtarësim në BE që të mund të vazhdojnë projektin e tyre të Ballkanit të hapur.
Konkluzione kryesore:
Kushtëzimi i rreptë: cilësia e reformave, jo vetëm miratimi formal i ligjeve.
IBAR mbetet i pamiratuar, kjo pezullon hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit.
Shqetësimet kryesore: korrupsioni, pavarësia gjyqësore, liria e medias, mjedisi.
Çdo reformë duhet të jetë e qëndrueshme, e thellë dhe e pakthyeshme.

About Redaksia

Check Also

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit …