Dosja-Balluku/ Tare thërritet në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe aktualisht drejtori sportiv i AC Milan, Igli Tare, është thirrur nga SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, ndaj Tares është firmosur një fletëthirrje për t’u paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat që po hetohen lidhur me çështjen e tenderave të rrugëve.
Megjithatë, mësohet se fletëthirrja është kthyer pa u firmosur, çka do të thotë se ai nuk është njoftuar zyrtarisht.
Burimet bëjnë me dije se grupi hetimor pritet të lëshojë një fletëthirrje të dytë, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ajo do t’i dërgohet në Itali, ku Tare jeton dhe punon, apo do të përdoren forma të tjera njoftimi.
Thirrja e ish-futbollistit vjen pas një sërë veprimesh hetimore të SPAK, ku janë ushtruar kontrolle te familjarë, persona të afërt të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm. Sipas raportimeve, kontrolle janë kryer edhe në dy vila në jug të vendit.
Aktualisht, ndaj Ballukut janë vendosur masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”, ndërsa SPAK po vijon hetimet për dyshimet mbi abuzime me tenderat e rrugëve.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj ishte rrëzuar më herët në Kuvend nga shumica socialiste.

About Krye Redaktor

Check Also

A do të ndalen protestat?/ Mesazhi i Berishës për strukturat e PD

Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e …