Vjosa Osmani rikthehet ne LDK/ Mesazhi i saj…

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që shënon bashkimin e saj për të garuar bashkë me LDK-në, tha se po kthehet në shtëpinë e saj.

Osmani para të pranishmëve deklaroi se ky ribashkim është dëshmi që duhet të dish të kapërcesh ndasitë.

Mirë se ju rigjeta, motra e vëllezër kemi qenë gjithmonë. Nga thellësia e shpirti dhe në çdo rrahje të zemrës, dua t’iu them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time. Po kthehem këtu ku nisi ëndrra jonë e përbashkët për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja nuk është vendi ku gjithmonë pajtohesh por është vendi ku gjithmonë përket. Sot ky ribashkim është dëshmi se ne dimë të jemi më të mëdhenj se ndasitë tonë”, ka deklaruar Osmani

Osmani deklaroi sërish se e pranon besimin për të qenë kandidate për presidente nga radhët e LDK-së.

“E pranoj besimin për të qenë kandidatja juaj dhe e popullit të Kosovës për presidente të Republikës së Kosovës. Ndërkaq ju sot pranoni besën time, pranoni vullnetin tim, pranoni zotimin tim të palëkundur që Kosovën do ta rikthejmë në lartësinë e vizionit të atit tonë themeltar, dr. Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo akuzoi sërish partinë në pushtet që vendin e dërgoi sërish në zgjedhje sepse i pengoi një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

About Krye Redaktor

Check Also

Miliarderi kinez që humbi jetën në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan pak ditë më parë, ku …