Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 protestuesit e PD

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar pas protestës së 17 prillit.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Klemend Çuçka
⁠Bujar Tusha
⁠Henri Shapllo
⁠Mirvet Toçilla
Sem Bici

Ndaj tyre u caktua fillimisht masa “arrest me burg”, por Apeli ka ndryshuar ditën e sotme masën duke i lënë në “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se 5 protestuesit u arrestuan gjatë protestës së Partisë Demokratike, pasi u akuzuan për hedhje të molotovëve, mjete piroteknike dhe dhunë ndaj policisë.

About Redaksia

Check Also

KAYO po blen mallra me pesëfishin e çmimeve! Simotra e AKSHI-t do t’i shërbejë Ramës për të shtuar vjedhjet

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, teksa ju keni denoncuar rrezikun që i kanoset procesit …