Abuzimet me tenderat tek AKSHI, drejtori i ri në “gjurmët” e Karçanajt…

Tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kanë qenë prej shumë kohësh të paracaktuar dhe me klane të fuqishme, aq sa shumë drejtorë, ish drejtorë, punonjës apo biznesmenë të fuqishëm, kanë masa sigurie dhe po hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Madje, këta individë kanë vepruar se organizatë kriminale, grup kriminal, ndërsa duket se, edhe pas largimit të disa ish-drejtorëve, sërish drejtuesit e rinj po veprojnë njësoj.

Vendin e Mirlinda Karçanajt e zuri një tjetër patronazhist, si Igli Tafa, që deri dje ka qenë po drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), një institucion që del edhe në dosjen e SPAK-ut, pasi ka bërë tendera me vlera shumë të mëdha, por që deri më tani kanë ngelur në letër dhe s’janë hetuar për të prodhuar masa sigurie. Koha ka kaluar dhe tashmë, vendimet po i merr sërish Tafa, që në rastin që ka analizuar Vox News, kanë qenë totalisht të paracaktuara.

Këto janë nga ato tenderët që kanë ngelur te AKSHI, pasi pjesa më e madhe e tyre ka kaluar në duart e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, me një vendim qeverie, pasi në të kaluarën ky organ që duhet të digjitalizonte Shqipërinë, veçse ka vepruar për disa klane.

Tenderat e AKSHI-t të paracaktuar - Igli Tafa në
Dokument: Njoftimi i fituesit të tenderit për sistemin e mjekëve, infermierëve që iu dha kompanisë ATOM

Ditët e fundit, AKSHI ka shpallur fituesin e një tenderi që kishte mbetur te ky institucion, ku fitues ka dalë kompania ATOM, me pronarë Luan Basha dhe Armand Agolli. Nën zë, të gjithë punonjësit e AKSHI-t e dinin se tenderin do e fitonte pikërisht kjo firmë, për shkak të së kaluarës apo lidhjes që këta pronarë kanë me disa punonjës të brendshëm, duke sjellë në fakt një lidhje të ngushtë, lidhje që në të kaluarën kanë prodhuar edhe dosje të mirëfillta.

Tenderi ka si objekt “mirëmbajtje e regjistrave profesional mjekësor (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti)”, me fondet e buxhetit të shtetit. Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 24 muaj shërbim mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës, teksa ka pasur si fondi limit 50,270,220 lekë, ose rreth 520 mijë euro.

Që në momentin e shpalljes, tenderi ka qenë i paracaktuar, madje i denoncuar edhe nga media për lidhjen e pronarëve me disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Dhe, nëse organet ligjzbatuese faktojnë këto lidhje, atëherë do të kemi një tjetër dosje të denjë për SPAK-un. ATOM-i, në këtë tender, ofroi 44 milionë lekë, ndërkohë që dy firma as nuk dhanë ofertë ekonomike. Një tjetër, Ovla dhe Kreatx ofroi 56 milionë lekë.

Tenderat e AKSHI-t të paracaktuar - Igli Tafa në
Dokument: Bilancet e kompanisë të publikuar në vitin 2025, me një fitim prej 72 milionë lekësh

Luan Basha dhe Armand Agolli, e kanë kthyer firmën në një “minierë” ari, me të njëjta fitime dhe xhirime si firmat që ndodhen në dosjen e SPAK-ut, që lëviznin miliona euro dividente dhe fitime.

Kjo firmë, në vitin 2025, ka publikuar bilancet e kompanisë ku rezulton se kanë dalë me një fitim prej 72 milionë lekësh, fitime të cilat i kanë ndarë divident. Para’ që janë marrë dhe xhiruar në llogaritë e dy pronarëve, teksa ndonjë hetim i mundshëm i organeve ligjzbatuese mund të gjejë se ku përfunduan./ VoxNews

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Me mbrojtjen që po i bën Ballukut dhe Karçanajt Rama po bllokon procesin e integrimit

Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi ministrja e Shtetit për Integrimin, …