Alimehmeti nxjerr fotot: Degradim i çdo aspekti komunitar dhe urban në Njësinë nr.4!

Nga Ilir ALIMEHMETI

👎 Degradim i çdo aspekti komunitar dhe urban në Njësinë Administrative 4!
✌️ Bashkë me z. Endrison Breçani, Kryetar i Degës 4 të Partisë Demokratike, pas kërkesave të banorëve të zonës shkuam në zonën e pallateve të rrugës Myslym Keta.
👉 Mund të shihni qartë në foto që bashkia dhe shteti e kanë harruar komplet zonën prej vitesh dhe ja disa prej problemeve që presin zgjidhje prej 6 vitesh e që mund të zgjidheshin krejt lehtë:
🚩 Një godinë rrezik për komunitetin që nuk mbahet dot në këmbë por që nuk e shembin se atu është një kabinë elektrike që nuk e spostokan dot prej shumë vitesh nga mungesa e vullnetit.
🚩 Godina është kthyer në qendër të droguarish dhe pasigurie për banorët.
🚩 Mund të shihen qartë në foto shiringat dhe çakmakët e përdorur për injektimin e drogave.
🚩 Kabujt e tensionit të lartë të varur vetëm pak metra mbi kokët e kalimtarëve.
🚩 Në krah (pjesa me bar) është zona e pallateve të shembura si të dëmtuara nga tërmeti por që në fakt Partia Demokratike dhe z. Këlliçi që para se të shëmbeshin i patën denoncuar abuzimet e bashkisë për këtë shëmbje të panevojshme.
🚩 Banorët janë ende të patrajtuar me bonus qeraje apo me strehim!
🚩 Ujërat e zeza në qiell të hapur burim infeksioni dhe risku të shëndetit publik për të gjithë zonën!
👉 Të gjitha probleme të zgjidhshme me vullnetin e duhur dhe shumë pak impenjim, por fatkeqësisht bashkia e ka harruar komplet këtë zonë si shumë zona të tjera!

Mund të jetë një imazh i tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i bar

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About Redaksia

Check Also

Berisha: BE nuk mund të pranojë që Lubia të jetë edhe më e fuqishme tani, prandaj ia anuluan Ramës konferencën ndërqeveritare

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Lubia …