Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se, integrimit në BE është peng i Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Berisha: Çdo ditë e më shumë bëhet botërisht e qartë se Edi Rama është një gangrenë siç shprehet sot një publicist i mirënjohur për të, Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë.
Në këtë kuadër, mendoj se opozita në kushte të një narkodiktature, po qëndron fuqishëm si zëri i vërtetë i shqiptarëve që besojnë tek vlerat e lirisë, që shpresojnë të kenë një të ardhme që meritojnë dhe këtë të ardhme më të mirë është e ardhmja në BE.
Nuk ka projekt më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe kombin se sa vendosja e Shqipërisë në këtë komunitet ashtu siç e projektonin rilindësit tanë, zonjë midis vendeve të tjera të Evropës.
Por ky proces, siç faktohet çdo ditë e më shumë, është marrë peng nga një organizatë kriminale që drejton Shqipërinë, me kreun e saj të Meduzës, Edi Ramën.
Shqiptarët duhet ta dinë se këta nuk kanë absolutisht asnjë interes për të ardhmen e tyre, përveçse për të ardhmen e vet dhe parajsën e tyre dhe të fëmijëve të tyre me paratë e qytetarëve shqiptarë.
Për ta, integrimi evropian është një proces krejtësisht i padëshirueshëm sepse ky proces ka disa rregulla, ligje, standarde që përparësojnë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe nuk pranon qeveritarët hajdutë, nuk pranon lidhjet me krimin të qeveritarëve.
Ky proces kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, të votës së lirë të shqiptarëve, por edhe funksionimin e ekonomisë së tregut dhe rregullave të tregut.
Opozita ka zgjedhur në këto kushte të qëndrojë e pamposhtur si zëri i ndërgjegjes së këtij kombi, që kërkojnë me çdo kusht ta izolojnë, ta poshtërojnë dhe ta largojnë nga rruga e integrimit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh raportin e PE! Peleshi duhej ta kishte shkarkuar Xhaçkën, por ajo është pjesë e familjes Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama …