Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me prokurimet publike, duke iu referuar të dhënave të platformës Open Tender EU.
Berisha deklaroi se, sipas kësaj platforme, Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në integritetin e tenderave publikë, nga 80 pikë në vitet 2010-2012 në 66 pikë në vitin 2026, ndërsa transparenca ka zbritur në 50 pikë.
Ai u shpreh gjithashtu se në krye të listës së përfituesve figuron kompania “Olsi Rama-Gjoka” me rreth 400 milionë euro tendera, duke e akuzuar Ramën për lidhje me afera korruptive.
Berisha: Dje, ky zotëri pasi unë bëra publike të dhënat e marra direkt nga Open Tender EU, nga një organizatë e cila shqyrton vendet e BE për prokurimet publike.
Kjo fillon nga viti 2010.
Çdo qytetar dhe çdo media të klikojë tek opentender.eu/integrity.
Çfarë do gjejë? Do gjejë këtë grafik.
Nuk është i Sali Berishës, ky është i Open Tender, ky Shqipëria në vitin 2010-2012 pasi është analizuar çdo tender, çdo kontraktim, çdo fitues, çdo i përjashtuar, del me integritet me 80 pikë.
Urdhëroni si zbret në mënyrë të vazhdueshme dhe përfundon në vitin 2026 me 66 pikë.
Dhe ky përgjigjet me një gjuhë, por unë nuk i reagoj se ky njeri e ka gënjeshtrën me tapi.
Ky gënjeshtrën e ka me tapi.
Njeri që në çdo fjali lëshon një gënjeshtër.
Nuk mund të them se e gënjen stafi, por stafi… se ky vetë po i thahet truri nga droga, e ka shumë të vështirë të orientohet, absolutisht, se truri rrudhet nga droga.
Dhe del e thotë, shan aty. Jo mor zotëri. Nuk është e imja kjo, nuk është e PD, kjo është e Open Tender EU, e Bashkimit Europian.
Kliko dhe të del në fillim.
Sa është transparenca?
Në 50 pikë ka rënë transparenca. Dhe si asnjë vend tjetër në 38 vende nuk ka asnjë fitues tenderi të rëndësishëm nga vendet e BE.
Përjashtohen. Ndalohet për vendet anëtare të BE.
Në një kohë kur Shqipëria nuk ishte vend kandidat, por absolutisht të gjithë tenderat e rëndësishëm, pa përjashtim ose me një përjashtim shumë të vogël i ishte me kompani
evropiane ose amerikane.
Ndaj dhe ato ishin me një kosto shumë më të ulët se tani.
Rrugët ndërtoheshin me 2 apo 3 milionë euro kilometri i autostradave, tunelet ndërtoheshin me 8-9 milionë euro kilometri i tunelit.
Plus, del aty tek ky ueb, del Olsi Rama-Gjoka, kompania me 400 milionë euro tendera.
Prandaj kjo qëndronte pas turkut tek Llogaraja, tek Lubia, e keni parasysh tani si dalin lidhjet.
Dhe ky i them edhe njëherë, se ka përdorur një gjuhë të denjë vetëm për veten e vet, i them se nuk do mund të mashtrosh as Shqipërinë, as Evropën.
Ti vërtet ke tapinë e gënjeshtrës, por ç’është e vërteta, koha jote ka marrë fund dhe po merr fund.
Gazeta RD