Skandali i Diellës/ Berisha: Rama dhe Haram Begaj të japin dorëheqjen! Mediat të publikojnë studimin serioz!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, kryeministri Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas asaj që ai e cilësoi si “skandali Diella”.

Berisha akuzoi gjithashtu Presidentin Bajram Begaj, duke u shprehur se të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mbajnë përgjegjësi politike.

Sipas Berishës, “Diella” është një mashtrim i madh publik dhe teknologjik, të cilin ai e quajti “bot bosh” pa funksion real, pa ndërfaqe dhe pa komunikim, ndërsa akuzoi qeverinë dhe AKSHI-n për manipulim të opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare.

Berisha: Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen.

Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj.

Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen.

Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore.

Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë.

Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj.

Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër.

Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion.

E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës.

Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama.

Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare.

E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla.

Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë… ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju…
Ministrja e verbër.

Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë.

Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin.

Ministrja e Haram Begajt dhe Edi Ramës.

Faqezi si këta nuk ka toka, që i japin vendit një turp të tillë.

Urdhëro se çfarë është qeveria për Edi Ramën dhe Haram Begajn.

Meritojnë çdo epitet, por unë nuk do prish gojën, por akte të tilla nuk janë realizuar në asnjë vend të botës.

Nuk i ka bërë asnjë diktator, asnjë autokrat në vendin më të largët të planetit, i bën Edi Rama dhe Bajram Begaj në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, vendin që aspiron të integrohet në BE.

U bëj thirrje medieve dhe ekspertëve të IT ta studiojnë këtë ekspertizë të shkëlqyer të një autoriteti të vërtetë dhe unë me këtë rast e falënderoj shumë ekspertin për ndihmën e madhe që dha me transparencën e tij, ndonëse ndjehem i lehtësuar sepse në mënyrë absolute që ditën që ka dalë, e kam vlerësuar si bllofi Rama.

Por të njëjtin cilësim kam bërë edhe para medieve ndërkombëtare.

Natyrisht nuk isha ekspert i fushës. Zbërthimi tërësor i avatarit kërkonte ekspertizë të thellë.

Por kjo ekspertizë u bë dhe Diella del mashtrimi i madh i vitit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Belinda ka dosje për Ulziun dhe të gjithë eksponentët e PS! Atë çfarë ndodhi në zyrën e Ramës e di dhe Peleshi

Marsi Korreshi, SYR ITV: Brenda Partisë Socialiste janë trazuar pak gjakrat. Përveç përplasjes tashmë të …