Berisha: Shtëpitë e barit dhe të Bitcoin-it janë kthyer në kuçedrat e energjisë në Shqipëri, pas tyre qëndron Olsi Rama

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë fjalës në tryezën me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, tha se, shtëpitë e barit dhe të Bitcoin-it janë kthyer në kuçedrat e energjisë në Shqipëri, pas tyre qëndron Olsi Rama.

Berisha: Haptas, nuk e fshehën këtë. Çfarë është Adelajda Roko? Motra e dy lejtnantëve kryesorë të Suel Çelës, e cila paraqet çdo projekt ndërtimi në Shqipëri të larjes së parave, merr firmën e Edi Ramës. Pra, të gjitha fijet të çojnë tek Edi Rama. Rikthehemi pak.

Sapo erdhën në pushtet, në një kohë kur absolutisht gjatë vitit 2013, sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar në Itali që ka kaluar nga Shqipëria ka qenë 12.6 kg. Kaq ka qenë. Sapo erdhën në pushtet u instalua këtu fabrika më e madhe e kokainës me alkimistët kolumbianë, e tëra nën patronazhin e Olsi Ramës, Edi Ramës, në menaxhim të hakmarrjes për drejtësi.

Pra, narkoshteti ka një arkitekt dhe ky është Edi Rama. Por, çfarë ndodh? Ky vend për fat të keq është shndërruar në plaçkitësin më të keq të qytetarëve evropianë, me një zinxhir të pafund call centrash. Absolutisht, nën patronimin dhe mburojën totale të të komisariateve të policisë, të komisarëve të paguar nga 5000 deri në 10000 euro në muaj.

Nën kryesinë e Olsi Ramës. Po. Amant Josifi, i cili u diktua si eksponent kryesor i grupit Milton, që kishte grabitur, plaçkitur qytetarët evropianë mbi 2 miliardë euro, ishte një lejtnant i Olsi Ramës. Dhe sot janë me qindra call centra që ditë e natë mashtrojnë dhe vjedhin qytetarë italianë, gjermanë, francezë, austriakë, me radhë, të gjithë me radhë. Bitcoin, e ka familja Rama.

Mos harroni kurrë një deklaratë të Arjan Çelës në parlament. Çfarë tha? Energjinë, ku kuçedra e energjisë në Shqipëri janë dy: shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoin-it. Shtëpitë e Bitcoin-it janë ekskluzivitet, patronazh i Olsi Ramës.

Po, e bëri deklaratën. Bëri një deklaratë shumë të guximshme. Këto janë se vendi s’kishte energji. Kuçedrat e energjisë janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoin-it.

Ndaj dhe kjo situatë dramatike, ku krimi vendos, psikologjia e kriminelet është një psikologji, po bëhet një psikologji e lavdërueshme, dominuese, sepse mbështetet nga pushteti.

About Redaksia

Check Also

Gjunkshi: Shqipëria në krizë sigurie, policia është politizuar dhe krimi ka depërtuar kudo!

Këshilltari për sigurinë në Partinë Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit …