Marjan Geci: Shqipëria pa siguri juridike e sociale, qytetarët kanë humbur besimin te shteti

Përfaqësuesi i departamentit “Brain Gain” Marjan Geci duke folur në tryezën për sigurinë të organizuar nga Departamenti i Sigurisë në PD, ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen e sigurisë në Shqipëri, duke deklaruar se vendi po përballet me një mungesë të thellë sigurie juridike, fiskale, arsimore, shëndetësore dhe madje edhe të sigurisë për jetën.

Sipas Gecit, qytetarët shqiptarë jetojnë prej vitesh në pasiguri, pasi nuk kanë garanci nëse ligji i mbron, prona u respektohet apo nëse institucionet publike ofrojnë shërbimet bazë në momentet më të vështira.

Fjala e Marjan Gecit

Në Shqipëri nuk ka siguri juridike, nuk ka siguri fiskale, nuk ka siguri arsimore e shëndetësore, dhe përditë e më shumë po cënohet edhe siguria për jetën. Pra mungesa e sigurisë është shumëplanëshe.

Jemi kthyer prej vitesh tashmë në një vend ku qytetari nuk e di nëse ligji e mbron, nëse prona i respektohet, nëse taksat janë të parashikueshme, nëse fëmija merr arsim të denjë apo nëse spitali i përgjigjet në ditën më të vështirë.

Doja të ndalesha një moment edhe te siguria e pronës. Në Shqipëri ka ndodhur që familje të tëra të nxirren nga shtëpitë në mes të natës, me forcë, me dhunë dhe me një sjellje shtetërore sikur po sulmohej nga talebanë, e pa pyetur nëse përballë ishin qytetarë, fëmijë, gra, të moshuar dhe familje shqiptare në banesat e tyre. Ky nuk është zbatim normal i ligjit. Ky është poshtërim publik i qytetarit dhe është shenjë e një shteti që kur duhet të mbrojë pronën hesht, ndërsa kur duhet të godasë të pambrojturin shfaqet me gjithë forcën e tij.

Një shtet që mbush burgjet, por nuk godet pasurinë kriminale, nuk e ka luftuar krimin. Nëse në portin e Durrësit prej vitesh nuk kapet asnjë gram kokaine, ndërkohe qe raportet e Departamentit të Shtetit na quajnë je korridor trafikimi, do te thote qe siguria dhe vete shteti kane rene.

Një rend publik që nuk dallon qartë mes dhunës, protestës dhe lirisë së manifestimit, nuk prodhon siguri, por frikë dhe arbitraritet. Dhe fatkeqësisht ky është realiteti ne vend

Nga ana tjeter thelebesor është besimi. Qytetari duhet të ketë arsye të shkojë te policia para se të heshtë, të denoncojë para se të vetëmbrohet, të bashkëpunojë para se të izolohet. Sot nuk ka besim qytetari te shteti, te institucionet.

Shqipëria ka nevojë për një model tjetër sigurie. Së pari, një model ku policia dhe organet e rendit maten me rezultate reale: parandalim, besim publik, zgjidhje denoncimesh, sekuestrim pasurish kriminale, ndërprerje kanalesh financimi dhe jo thjesht me numrin e aksioneve. Modele si CompStat në qytete amerikane treguan se policia mund të drejtohet përmes të dhënave, hartëzimit të krimit, përgjegjësisë së drejtuesve lokalë dhe reagimit të shpejtë aty ku problemi lind, jo vetëm aty ku shpërthen. Kjo natyrisht kërkon vullnet politik dhe je qeveri tjetër.

Së dyti, lufta ndaj krimit të organizuar duhet të ndjekë parimin që Italia përdori kundër mafias: jo vetëm arrestimi i njerëzve, por goditja e pasurisë, rrjeteve, financimit dhe aftësisë së krimit për t’u riprodhuar në ekonomi, ndërtim, tendera, lokale, porte dhe politikë. Krimi nuk mposhtet kur i pritet një degë. Mposhtet kur i priten paratë, mbrojtja dhe oksigjeni institucional.

Shteti duhet të shkojë te origjina e krimit: varfëria, mungesa e drejtësisë, vetëgjyqësia, modeli ekonomik që e bën të paligjshmen më fitimprurëse se punën e ndershme, dhe kapja e institucioneve që e bën qytetarin të ndihet i braktisur. Siguria nuk është vetëm çështje uniforme. Është çështje shteti, drejtësie, ekonomie dhe besimi. Partia Demokratike e ka treguar se e ka vullnetin për ta luftuar krimin. E ka bere me pare dhe do e beje serish.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Gjunkshi: Shqipëria në krizë sigurie, policia është politizuar dhe krimi ka depërtuar kudo!

Këshilltari për sigurinë në Partinë Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit …