Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Krimi i organizuar cakton drejtorët! Jemi i vetmi vend ku policia ndalon protestën e ligjshme

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata tha se, policia e shtetit po përdoret nga politika si një “kamxhik” për të realizuar qëllimet duke e larguar nga misioni fisnik për të cilin ekziston.

Në tryezën për sigurinë të organizuar nga Departamenti i Sigurisë në PD, Vata ngriti alarmin se krimi i organizuar vendos dhe heq nga puna drejtuesit e policisë ndërsa inkriminimi i drejtuesve, inkriminimi i politikës dhe shantazhi i policisë, e bën Shqipërinë i vetmi vend në botë ku ndalon protestën e ligjshme.

Fjala e plotë

Pse kemi arritur në këtë derexhe? Pse ka arritur Shqipëria në këtë gradë?

Ka arritur sepse kryesorja është kriminalizimi i politikës.

Së dyti, vjen politizimi i strukturave dhe organeve ligjzbatuese, kryesisht Policisë së Shtetit.

Politika e përdor sot institucionin, organizatën e policisë si një kamxhik për të kryer qëllimet e saj dhe jo për të kryer misionin fisnik të saj që ka,  për të prodhuar siguri, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, për të ruajtur jetën e qytetarëve, për të vendosur para drejtësisë autorët e krimeve, për të dokumentuar ngjarjet dhe për të parandaluar krimin. Ky është misioni fisnik i Policisë së Shtetit, të cilin ka kohë, ka vite, ka një dekadë që e ka humbur këtë mision.

Arsyeja tjetër është ngarkesa e Policisë së Shtetit me vepra penale të cilat nuk janë punë e saj. Ky është, kjo është e qëllimshme vetëm për të humbur objektivin e saj, për t’ju dhënë rrugë të lirë bandave kriminale, krimit dhe krimit të organizuar.

Detyrojnë policinë që të merret me peshkim të paligjshëm, kundra peshkimit të paligjshëm. Detyrojnë policinë që të shkojë dhe të luftojë gjuetinë e paligjshme. Detyrojnë policinë që të merret me lidhjet e paligjshme të korrentit, të energjisë. Detyrojnë policinë që të shkojë dhe të merret me lidhjet e paligjshme të ujësjellësit.

Ndërkohë që ky shtet, kjo qeveri, paguan dhjetëra dhe mijëra persona si rojtarë të pyllit, si si rojtarë të territorit dhe nuk është punë e policisë.

Por e ngarkojnë policinë që të mos ketë kohë që të merret me krimin.

E fundit.

Nëse, cila është zgjidhja? Nëse politika dekriminalizohet, nëse policia depolitizohet…

Jemi në kushtet e emergjencës kombëtare dhe organizata e policisë duhet të jetë më shumë sesa është në ligj, por duhet të jetë edhe organ kushtetues, sepse jemi në emergjencë kombëtare.

Duke ushtruar trysni politika, duke ushtruar trysni, aq më keq se në kushtet që jemi sot, ushtron trysni, vendos, zhvesh, transferon, i heq nga puna krimi i organizuar, oficerët e ose drejtuesit e policisë, është emergjencë kombëtare që të kalojë organ kushtetues.

Jo pa qëllim ne shikojmë që drejtorët e përgjithshëm hiqen çdo dy vjet.

Sepse i vendos krimi i organizuar. Sepse prishen pazaret. Sepse prishen interesat e këtyre underground, e këtyre personave të cilave të cilat janë përfaqësues të krimit të organizuar.

Nëse çlirohet Policia e Shtetit nga këto vepra penale të cilat i thashë më përpara, nëse dekriminalizohet politika, nëse depolitizohet edhe policia, të jeni të bindur dhe të jenë të bindur të gjithë shqiptarët që policia e bën punën e saj më së miri. Kjo është kjo trupë policore që është sot që është përballur me bandat nga viti 2005-2009 dhe ka vendosur para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve makabër që kishin bërë përpara viteve 2005, ku kishin arritur dhe në mes të Lushnjës të loznin futboll me koka njerëzish.

Kjo polici është ajo që e vendosi rendin. Kjo trupë policore është.

Por inkriminimi i drejtuesve, inkriminimi i politikës dhe shantazhi i policisë, është i vetmi vend në botë ku ndalon protestën e ligjshme.

Policia e Shtetit ndalon protestën e ligjshme, pengon.

Jemi dakord, duhet të mbrohet institucioni, por jo të dalësh të bllokosh rrugën, siç ndodhi rastin e fundit.

Ai është pengim i protestës. Jemi i vetmi vend në botë që paguajmë për të njëjtin funksion, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dy persona.

Në Shqipëri ndodh. Për çfarë? Për tekat e dy baxhanakëve, kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Këto duhet të hetohen.

Duke e përfunduar, sepse dhe jeni zgjatur…

Kam shumë shpresë dhe besim që duke depolitizuar policinë, duke e çliruar policinë nga të gjithë këto që thashë më lart, Shqipëria bëhet nën drejtimin e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Gjunkshi: Shqipëria në krizë sigurie, policia është politizuar dhe krimi ka depërtuar kudo!

Këshilltari për sigurinë në Partinë Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit …