Rekord botëror, lemë pas Meksikën/ Kartelet zhvlerësuan euron me 32% në Shqiperi në 10 vite

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Në një shtet, në një vend, në një shoqëri asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetës, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, me sigurinë e ushqimeve që hanë, e ilaçeve që merr, unë mund t’ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetar më të pasigurtë në botë se qytetari shqiptar. Por, qytetari shqiptar për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurtë në Europë që është Shqipëria dhe kudo që shkon, shkon në një vend më të sigurtë. Sot me dhjetra e dhjetra studiues, analistë, por dhe hetues ndërkombëtarë, prokurorë, kanë cilësuar dhe vlerësuar Shqipërinë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë! Çka do të thotë shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafies. Në fakt, pse mafia e drogës? Është mafia e miliarderëve. Ajo është mafia e miliardave. Ajo nuk i ka për gjë milionat. Po pse Shqipëria pikërisht? Cilido nga ju të marrë një të dhënë, është i lutur, të check-ojë vetëm zhvlerësimin e euros dhe dollarit. Në qoftë se ju bëni, studioni zhvlerësimin e euros dhe dollarit në rajon, në Evropë dhe në botë, do gjeni një shtet kampion botëror, i pakrahasueshëm me asnjë shtet tjetër. Dhe ky është dheu ynë i dashur, Shqipëria, në të cilën, në 10 vite, euro është zhvlerësuar me 32%. Dhe shteti i dytë me zhvlerësim më të madh të euros është, është Meksika, me 17%. Meksika e karteleve më të fuqishme botërore të drogës. 17%. E kanë rrëzuar pezon dollarët dhe eurot e drogës. Kurse këtu, leku ka përmbysur euron dhe dollarin në mënyrën më të pamëshirë. Me pasoja katastrofale për ekonominë. Me një falimentim masiv të eksporteve. Cilido që ka njohuritë më elementare, e dinë që eksportuesit kanë një marzh të kufizuar fitimi. Dhe vetëm rënia e euros me 30% ka fshirë çdo fitim të tyre dhe i ka detyruar të mbyllin sipërmarrjet dhe dhjetra mijëra, qindra mijëra punonjës shqiptarë janë larguar në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës nga narko-eurot. Propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat. Këto televizionet e qeverisë fillojnë tani dhe gjer në tetor ditë e natë vetëm, vetëm turizmi. Plazhet bosh edhe në 1 gusht. Edhe në 15 korrik, dhe në 15 gusht, plazhet e Shqipërisë janë gjysëm bosh. Janë gjysëm bosh, sepse euro e rënë përdhe, ajo që kushtonte më parë 100, tani kushton 130 euro për turizmin. Po ashtu dhe mirupafshim. Të shpenzojnë 30 euro më shumë për një dhomë, jo! Po shkojnë gjejnë diku tjetër. Një shkallë ekstreme, ndofta siç është godit në zemër ekonomia nga narko-eurot dhe narko-dollarët, është goditur e tërë infrastruktura e shtetit.

Nuk ka kriminalizim më të madh në Europë dhe në botë me kriminalizimin që ka pësuar administrata shtetërore e narkoshtetit të Shqipërisë. Pse e gjithë kjo? Sepse në qoftë se i marrim në analizë, Shqipëria është eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. E thotë OKB-ja. Me çfarë lidhet kjo? Me një emër. Lidhet me Edi Ramën, i cili në mbledhjet e Këshillit të Ministrave e paraqiti atë si një politikë zyrtare mbledhjen e kanabisit me motivin se droga është para. Çfarë ndodhi më tutje? U kalua nga kanabisi tek kokaina. Sot, klanet shqiptare të kokainës, kartelet shqiptare, janë absolutisht ndër më të fuqishmet në botë. Janë transportuesit numër një të kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe po shkojnë drejt Afrikës dhe kontinenteve të tjera. Tre ditë më parë, mediat shqiptare njoftuan se i famshmi Giuseppe Grillo i thoshte Bartolo Bruzetit se na shkatërruan shqiptarët. Dy bosë kryesorë, njëri i veriut, tjetri i jugut të Italisë, në telefon për kokainën dhe i thoshte Grillo: na shkatërruan shqiptarët. Si i shkatërruan shqiptarët? Ua them unë. Shqiptarët shkuan si manarë të Ndranghetës në Amerikën Latine dhe atje prishën pazaret. Në qoftë se Ndrangheta i paguante me 30%, këta filluan me 50 me 50 me prodhuesit dhe në këtë mënyrë këta shtinë në dorë sasi më të mëdha të kanabisit. Prandaj thotë Grillo, na shkatërruan shqiptarët. Por nuk mjaftojnë këto që të bëheshin kaq të fuqishme kartelet e drogës. Jo. Kartelet e drogës kanë Shqipërinë në plan të dorës. Porti i Durrësit dhe çdo port i Shqipërisë dominohet totalisht nga kartelet e drogës. Ka të dhëna që kërkojnë hetim që flasin se karteli i Troplinit i paguan taksë Edi Ramës 300 milionë euro në vit për përdorim të lirë të portit të Durrësit, ku prej pesë vitesh nuk është kapur më një kilogram kokainë. Port i lirë për kokainën dhe drogën. Është kjo? Jo, s’është vetëm kjo. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri që bënë shkarkimin e të gjitha të dhënave të TIMS-it, komplet, dhe që i eksportuan thonin, jo mo, nuk i eksportuan në Qipro, në Qipro po je po mundet, po i eksportuan në Durrës, në Shkozet. Dhe tani, cilido që hyn dhe del, klani i Troplinit, qoftë vendas, qoftë i huaj, e ka totalisht nën kontroll. Dhe kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo është, ishte politikë dhe është politikë.

About Krye Redaktor

Check Also

Afera “Rama-Alabar”/ 42 milionë euro të arkëtura për pallatet që po fundoesen në Durrës

Projekti i Marinës së Jahteve në Durrës, i cili u reklamua si një investim strategjik …