Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për tu rikthyer në burg, por ai nuk gjendet në Shqipëri. Pyetja është nëse Koka do të flasë si Ahmetaj apo do të rikthehet në burg ku mund ta pasojnë edhe dënime të tjera?

Megjithëse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, kjo vendimmarrje mbetet e paekzekutuar, pasi ai gjendet jashtë shtetit prej afro 4 muajsh e gjysmë. Lidhur me këtë fakt, avokati i ish-ministrit Maksim Sota shpjegoi se i mbrojturi prej tij ka shfaqur probleme shëndetësore që kur gjendej në burg dhe pasi u lirua në muajin dhjetor, ka shkuar jashtë vendit për të marrë trajtim dhe mjekim më të specializuar.

Sota tha se vendimi i Apelit të Posaçëm i është njoftuar Kokës dhe se ai do të kthehet sapo të përfundojë kurimin. Ish-ministri Koka u dënua më 16 prill 2025 nga Shkalla e Parë me 2 vjet burgim për shpërdorim detyre në bashkëpunim në procedurat e aferës së inceneratorit të Tiranës. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e tij për këtë çështje me argumentin se dënimi ishte konsumuar gjatë paraburgimit, por dy vendime të tjera për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit e penguan lirimin e tij.

Koka u lirua në dhjetor nga Gjykata e Durrësit, pasi u vlerësua se i kishte kryer dënimet e dhëna ndaj tij. Gjatë gjykimit në Apel, prokurori kërkoi që të përsëritej pjesërisht gjykimi për Kokën, duke kërkuar rillogaritjen e masës së dënimit. Gjykata e Posaçme e Apelit e pranoi kërkesën e prokurorit dhe vendosi të enjten të prishë pjesën e vendimmarrjes së Shkallës së Parë, lidhur me shuarjen e masës së sigurisë, prej nga duhet që Koka të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

About Krye Redaktor

Check Also

Pallatet Rama-Alabar janë fundosur deri në 1 metër/ Baza e tyre në kallamishte, nuk e mban projektin

Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit ‘Durrës Marina’ ngre alarmin për sigurinë e …