Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mafia e fjalës së lirë glorifikon të keqen! Ai theksoi se, ‘Top Tuneli’ bëri gjithçka për të nxjerrë të pastër ndrikullën e AKSHI-t.
Berisha: Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekti i një agresioni mafioz të tmerrshëm të mafies së fjalës së lirë.
Mediet e qeverisë, që ushqehen dhe mbahen me paratë që vidhen nga taksat tuaja, dhe që janë shumëfishi i televizionit shtetëror, nga mëngjesi në darkë u fshehin shqiptarëve të vërtetat.
Nga mëngjesi në darkë shpifin dhe trillojnë.
Nga mëngjesi në darkë njësoj si në kohërat më të zeza të këtij vendi glorifikojnë të keqen.
A e patë ndrikullën e AKSHI-t se si Top Tuneli bëri gjithçka për ta nxjerrë këtë hajdute të poshtër, të pamoral, të pashpirt një zonjë të përdëllyer.
Ja se ç’ndodh.
Ndaj dhe ju jeni në këmbë.
Opozita është në këmbë sepse ajo ka një raport tjetër me të vërtetën dhe kjo e bën atë dhe i bën qytetarët shqiptarë njerëzit më dinjitozë të kombit.
Elitën e vërtetën të kombit.
Nuk janë elitë ata të cilët, të qetë, ndjekin punët e tyre sikur në Shqipëri nuk ndodh gjë.
Ata janë zanatçinj të këqinj, ata janë pseudointelektualë, të cilët harrojnë se misioni i parë dhe kryesor i një intelektuali është të mbrojë interesin publik.
Është të mbrojë të vërtetën dhe të guxojë të mbetet grindës i përjetshëm me pushtetin.
Miq, me qëndrimin tonë, me betejën tonë, ne i kemi dhënë plagosjen përfundimtare Edi Ramës.
Po!
Ishte së fundmi në dy udhëtime, në njërin as kërkush nuk i dha takim. Jo. Axhenda e zënë.
Nuk donte njeri që të fotografohej me të. Po!
Në tjetrin, moderatori hodhi poshtë tezat e tij bajate dhe gjer diku kretine politike, aq sa audienca e duartrokiti moderatorin, qeshi me to dhe ky filloi të flasë me duar dhe këmbë, në dallim nga të tjerë që i flisnin në panel, ky fliste si shimpanze.
Po, shiheni, ua fshehin, do ua tregoj unë.
Absolutisht, fliste tjetri si fisnik, kurse ky, thashë të shihje aty origjinën e njeriut në rastin e tij.
Gazeta RD