Zjarri te fruta-perimet/ Korreshi: Tregtarët të dëmshpërblehen, i vetmi burim për të mbajtur familjet…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Lushnje ku një treg i fruta-perimeve u përfshi nga flakët.

Ai ka theksuar se autoritetet duhet të zbardhin ngjarjen dhe të zbulohen shkaqet që sollën rënien e zjarrit.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të zbulojnë shkaqet e zjarrit, dëmshpërblimin e tregtarëve qe e paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit. Rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme një rikonceptim tjetër pasi aty është efekt sere gjatë verës dhe shi e ftohtë që hyn gjatë dimrit, për të cilën, tregtarët janë ankuar që në inaugurimin e tij”, ka thënë ai për mediat.

About Redaksia

Check Also

Kavalieri Rama/ 31 milionë euro për bukuroshen 39-vjeçare

Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth …