Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer për të gjitha problemet, pas përfundimit të proceseve në parti do vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore.
Berisha: Siç tregon dosja Balluku, famëzeza Balluku, rrugët ndërtohen me çmimin 8 deri në 12 herë më të lartë se në BE.
Paratë vidhen nga ministrat, drejtorët dhe mediat e tyre.
AKSHI shënon modelin më mafioz. Në qoftë se 5D ishte një model i bashkisë, AKSHI është modeli i Lindave dhe Edi Ramës.
AKSHI është model i krijuar me firmën e Edi Ramës sepse në vitin 2017, ai vendosi që të gjithë tenderat në fushën e IT në Shqipëri të centralizohen në duart e Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit.
Në një kohë kur praktika kërkon që çdo institucion të ketë të drejtën e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të tyre.
Por duhet që paratë të vinin, që ajo të bëhet një sukses i madh, siç thoshte Edi Rama, dhe paratë të përfundonin në Surrel.
Pra, situata është dramatike.
PD ka një program, ka një përgjigje për të gjitha këto probleme.
Programi i saj është programi më i shkëlqyer, i studiuar nga institucione më serioze në Evropë dhe në botë.
Por ky program kërkon angazhimin e shqiptarëve për të larguar këtë të keqe të madhe, për të larguar Edi Ramën.
Ndaj dhe ne, pas përfundimit të proceseve në parti, vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore gjer në largimin e narkoshtetit të Edi Ramës nga qeveria.
Gazeta RD