Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!

Nga Belind Këlliçi

Një ditë më parë qeveria u kujdes që të përhapte disa lajme sikur nga Brukseli do të kishte sinjale pozitive lidhur me atë që njihet si procesi i IBAR, në veçanti mbyllja e grupkapitullit të parë që ka të bëjë me shtetin ligjor.

Ishte një atmosferë entuziaste. Ministri i Drejtësisë në një dalje për mediat i nxiti edhe më shumë këto tituj, duke thënë se IBAR ishte konfirmuar, pritej vetëm një dakordësi formale.

Me kalimin e orëve, pati një zbehje. Asnjë lajm i tillë nuk po vinte nga Brukseli. Sot pjesa më e madhe e mediave raportojnë se IBAR nuk është kaluar. Vendet anëtare kanë sërish kërkesa e pretendime. Mediat raportojnë me burime.

Pyetja që lind është se përse qeveria nuk bën transparencë?

I njëjti ministër që doli dje ballëlart e tha se ishte kryer, përse nuk del sot të sqarojë opinionin?!

Integrimi evropian nuk është çështje e private e qeverisë që kur i teket e bën pjesë të publikut dhe kur nuk ka interes, e mban të fshehtë.

Ministrat përgjegjës që janë të zhurmshëm dhe flasin pa fund për çdo temë, të dalin sot e të thonë: A u miratua IBAR, a u mbyll grupkapitulli që po mban të ngrirë integrimin?

Nëse po, shumë mirë, le të ecet me hapat e tjerë. Nëse jo, çfarë ka ndodhur?!

Kjo është një përgjegjësi bazike që qeveria duhet ta ketë e ta ushtrojë.

Mos ta lërë këtë çështje në errësirë e në raportimet mediatike me burime.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u damkosën në dokumentet ndërkombëtare! 

Kryetari i PD, Sali Berisha nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shpreh …