“Partizanin”, Malltezi dhe Begeja japin detaje: Lejen e ndërtimit dhe zhvillimit e dha Edi Rama

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë sërish. Në një dalje për mediat pas seancës së anuluar, të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe Xhim Begeja hodhën akuza ndaj prokurorisë dhe zbardhën atë që e cilësuan si historikun e vërtetë të pronës.

Jamarbër Malltezi argumentoi se zhvendosja e klubeve sportive është një fenomen normal i zhvillimit urban, duke e krahasuar rastin me klube gjigante evropiane. “Si Manchesteri, si Reali i Madridit, shumë klube që nga themelimi e deri më sot i kanë ndryshuar mbi tre-katër herë pozicionin. Vetë zhvillimi urban e kërkon një zhvendosje të klubeve,” deklaroi ai, duke akuzuar prokurorinë se po fsheh të vërtetën lidhur me situatën e pronës. Sipas tij, argumenti i zhvendosjes së fushës është i pabazë dhe përdoret për të krijuar një situatë artificiale.

Më tej, Xhim Begeja paraqiti një kronologji të ngjarjeve, duke pretenduar se prona ishte tërësisht e degraduar dhe e zënë në masën 90% para se ata ta merrnin në zotërim. Ai përmendi një sërë dokumentesh zyrtare, duke filluar nga viti 2003, ku sipas tij, zyrtarë si Pandeli Majko dhe Arta Dade konstatonin pamundësinë e marrjes në dorëzim të objekteve për shkak të informalitetit.

Ai shtoi se leja e sheshit të ndërtimit në 2007 dhe leja e ndërtimit në 2008 janë dhënë nga Rama.

Xhim Begeja: Dy dëshmitarët ishin të pranishëm. Ne ishim përgatitur për këtë punë.  Shikojmë që diçka në lidhje me, situatën dhe me pronën, shikojmë si prokuroria, por edhe, pjesa tjetër diçka fshehin në të vërtetën  që ka, për pronën e ish-klubit Partizani.

Unë do them një diçka, që ne kemi hulumtuar për ndryshimin e fushave të futbollit edhe të ekipeve, të ekipeve në Evropë. I keni në internet. Që, si Manchesteri, si Reali i Madridit. Që nga viti i themelimit të tyre si klube e deri më sot i kanë ndryshuar mbi tre, katër herë pozicionin, sepse vetë zhvillimi urban në vendet ku ata janë, respektive, e kërkon një zhvendosje të klubeve. Kështu që për klubin Partizoni i fryhet, jo zhvendosje, iku fusha e këto gjërat, që s’ka lidhje me, këtë situatën që kërkojnë, të na e paraqesin ne si pronarë.

Jamarbër Malltezi: Atëherë, sot siç e tha dhe Xhim Begeja, nuk u zhvillua seanca. Ne jemi përgatitur në çfarëdo lloj date le të bëhet. Ju thatë që SPAK-u s’po heton për atë. Të keni parasysh që te libri që është botuar, me ISBN dhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, i është dërguar që të gjithë atyre që duhet dërguar, ka 35 falsifikime. Kështu që një më shumë apo një më pak falsifikim nga SPAK-u as ngre as nuk ul. Tani, lidhur me situatën që kemi. Kemi një situatë në të cilën, herën e fundit ju ishit vetë dëshmitarë, kur dëshmitarët që u thirrën thanë që tokat ishin të degraduara. Klubi ishte, klubet ishin të degraduara, s’u merrte vesh kush hynte kush dilte.

E dyta, kemi të paktën 15 ose 16 letra, nga 2003-shi, Pandeli Majko, që u bën kalimin e pronësisë, të gjitha 90% janë të zëna. Arta Dade ngren komision, i kemi të gjitha këtu, do jua tregojmë herën tjetër në sallë gjyqi, dhe komisioni vetë i shkruan drejtorit të saj, i shkruan nuk e marrim dot në dorëzim sepse mbi 70% të objekteve janë të zëna. Më pas, kemi letra, shkresa të 2006-ës, në të cilën thonë nuk e kemi inventarizuar fare, sepse është një situatë e paprecedentë informaliteti, ku mbi 70% të objekteve janë të zëna. Më pas kemi dy ndryshime destinacioni nga Edi Rama. Një të 2004-ës për 17,000 metra katrorë, zonë sportive që e kthen zonë urbane dhe një të 2006-ës për 7,000 metra të tjerë. Më pas kemi lejen e sheshit të ndërtimit në dhjetor 2007-ës po prapë nga Edi Rama. Më pas në shkurt 2008-ës kemi po prapë edhe lejen e ndërtimit nga Edi Rama.

Për të gjitha këto arsye, si mendoni juve? Çfarë do duhej bërë? Do duhej, lënë siç ishte, pra të vijonte vjedhja, apo të dilte koncesionari Olsi Rama që ta vidhte këtë me PPP? Për të gjitha këto ne jemi krenarë që kemi zhvilluar zonën tonë, kemi marrë pronën tonë, e kemi zhvilluar pa nxjerrë asnjë nga banorët aty. Kemi mbajtur me paratë tona. Xhim Begeja ka nxjerrë paret e veta nga xhepi. Ka riparuar parketin aty. Ka vënë sistemin e ndriçimit te fushat e basketbollit, për aq kohë sa Edi Rama e kishte lënë sportive. Kur u kthye private, kur u kthye për ndërtim, natyrisht pronarët zhvilluan gjërat e tyre.

About Redaksia

Check Also

I nominuari i Trump për Ambasador në Tiranë: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet në Shqipëri!

Eric Wendt u paraqit këtë të mërkurë para Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin …