Berisha: Edi Rama i ka bllokuar komisionet hetimore! Procesi i integrimit tani bëhet transparent

Mariglen Kume, MCN TV: Duke qenë se raporti i IBAR e përmendte si një mangësi të parlamentit mosmiratimin ose mosngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, dhe në një kohë kur ka denoncime të reja në media se pas grupit në Telegram të cilësuar si hakerat iranianë, qëndron biznesmeni, Ermal Beqiri, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. A do të kërkojë Partia Demokratike komision hetimor në parlament për çështjen e hakerimeve?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë dhe shqetësim shumë i madh. Shumë i ligjshëm. Sepse t’u marrësh qytetarëve të dhënat e identitetit të tyre, ju merr gjënë më të çmuar që ata kanë.
Siç e dini Edi Rama ka bllokuar në mënyrë antikushtetuese komisionet hetimore të opozitës.
Kemi çuar disa, dy prej tyre presin vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të garantoj se kjo gjë nuk do mund të vazhdojë gjatë.
Ne kemi arritur një fitore të rëndësishme, ne dhe qytetarët, një proces themelor siç është integrimi, që mbahej i pronësuar nga kreu i meduzës të disa nëpunësve të tij, që mashtronin dhe trillonin 24 orë mbi 24 orë, 7 ditë të javës komunitetit ndërkombëtar dhe lobonin për të ngritur mashtrimet e tyre, po i vjen fundi.
Të gjitha këto rekomandime që patë ju kërkojnë rol qendror të parlamentit, rol qendror të qytetarëve, rol qendror të shoqërisë civile dhe mediave. Pra, këto e nxjerrin nga kthetrat e Edi Ramës dhe organizatës së tij procesin e integrimit dhe e bëjnë atë një proces transparent gjithëpërfshirës.
Kështu që absolutisht do qëndrojmë me forcën më të madhe mbi çdo lloj abuzimi që është bërë me të dhënat e qytetarëve shqiptarë në AKSHI, që janë nga më të shëmtuarat, janë download-uar, janë eksportuar dhe janë në duart e organizatave kriminale dhe të grupeve terroriste elektorale të partisë socialiste.

Mariglen Kume: Po ndonjë komision të ri a do të kërkoni?

Sali Berisha: Po! Pa diskutim. Por jemi në pritje të thashë të vendimeve të gjykatës kushtetuese sepse ky i ka bllokuar. Ne sigurisht nuk pajtohemi dot asnjë kohë të gjatë me këtë. Ne jemi në betejë! Ne jemi në një kryengritje paqësore të pandërprerë gjer në realizimin e qëllimeve tona.

About Redaksia

Check Also

Demokratët dhe demokratet të votojnë nesër për votëbesimin e kryetarit, një nga proceset më moderne

Fiorenca Cana, Ora News: Zoti Berisha, mund të na thoni se sa është numri i …