Berisha: Referendumi në PD, një proces shembullor demokratik!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat përshëndeti demokratët që kanë marrë pjesë në referendumin për votëbesimin ndaj tij, duke e cilësuar procesin si shembullor dhe demokratik.

Berisha u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që ende nuk kanë votuar, të marrin pjesë në këtë proces, të cilin e konsideroi një standard të rëndësishëm të funksionimit demokratik të partive moderne.

Ai garantoi gjithashtu se do të përmbushë me përkushtim detyrimet ndaj besimit dhe mbështetjes së demokratëve.

Berisha: Së pari, përshëndes të gjithë demokratet dhe demokratët që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor.

Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare shprehin besimin ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo dhe kundër tij.

Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor.

Të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore, një pjesë të tyre më falni, se janë pakicë.

Shumica përdorin procedura të tjera, duke përfshirë edhe vetëm duartrokitjen në sallë për zgjedhjen e kryetarit. I garantoj, se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre.

About Redaksia

Check Also

Referendumi për kreun e PD, pjesëmarrje e lartë në Vlorë, Bylykbashi: Ky është ribashkimi i plotë!

Në degën e Partisë Demokratike në Vlorë po vijon procesi i votimit në kuadër të …