Kapja e shtetit, korrupsioni, pastrimi i parave dhe narkokriminaliteti, “reformat e suksesshme” të Ramës!
Dëgjojmë pa fund nga lloj-lloj funksionarësh të BE-së që inkurajojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave.
Po për cilat reforma konkretisht flet kjo BE?
Cila ajo ndonjë reformë, që ka sjellë ndryshim?
A është vendi më pak i korruptuar?
A po mbrohen hapur nga Rama ministrat dhe zyrtarët e superkorruptuar të akuzuar për miliarda euro të grabitura?
A pastrohen më pak para ndërsa kullat dhe resortet vazhdojnë pa u ndalur?
A është shteti më pak i kapur?
Përse drejtësia funksionon me regjimin e Ramës në mënyrë skandaloze?
A janë zgjedhjet më të kriminalizuara dhe më të vjedhura se kurrë?
A është patronazhimi një epidemi në të gjithë administratën e shtetit?
A është AKSH një histori kriminale ku shteti funksionon me duart dhe urdhrin e krimit?
A është një histori gjigande korrupsioni ku të gjitha rrugët dhe tunelet u shembën dhe u dëmtuan pa nisur mirë?
A është fakt tronditës që kompanitë e huaja nuk fitojnë dot tendera në Shqipëri sepse kompanitë e narkokriminelëve, klientë të qeverisë, rrëmbejnë të gjithë tenderat?
A është shokuese që policia vepron si organizatë naziskine ndaj opozitës?
A nuk të lë pa gojë fakti se Parlamenti është asgjësuar nga qeveria në funksionin e tij kontrollues?
Këto pyetje janë prova kokëforta se zero reforma ka në Shqipëri.
Ka zero mundësi që kjo shumicë narkorilindase të ndryshojë sepse është e inkriminuar dhe mbahet në këmbë falë narkokrimit.
Ka zero shans dhe është qesharake të mendosh që hajdutët në qeveri të jenë po ata që luftojnë veten dhe vjedhjet e tyre.
Ndaj kjo rutinë e raporteve dhe IBAR-ve është thjesht zgjatje e agonisë burokratike, ndërsa narkoshteti marshon dhe arrin edhe të puthet me drejtues të BE-së si Kos.
Gazeta RD