72 milionë lekë dy drone! Tjetër çmenduri nga Brunilda Mersini e Vlorës!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha është revoltuar në mbledhje me çmenduriën e rradhës së kryebashkiakes Brunilda Mersini.

A thua se i ka zgjidhur të gjitha hallet e vlonajtëve dhe çdo gjë po shkon sipas ligjit, Mersini duket se nuk ka ku ti çojë lekët dhe vendos të blejë dron me vlerë 36 milionë lekë. Në fakt jo një, por dy që kapin vlerën e 72 milionë lekëve.

“36 milionë lekë një dron… vetëm po të sulmojmë Iranin ore…. Nëse keni vendosur që Vlora, si Republikë Autonome e Shqipërisë do futet në luftë me Iranin, bujrim do vij edhe unë me juve.

72 milonë lekë për dy drona është çmenduri. Mos ndoshta do i nisë vetë Bruna këto dronat, ka ndonjë aftësi të tillë…? Është turpi i madh” , thekson ai.

Para disa ditësh u zbulua një tejër skandal nga kryebashkiakia e Vlorës.

Bashkia e drejtuar nga kryetarja Bruna Mersini ka vendosur të shpenzojë mbi 200 milionë lekë të vjetra (më shumë se 200 mijë euro) për riparimin e trotuarit, rreth 300 metra i gjatë, që lidh Postën pranë Skelës me hyrjen e rrugës Transballkanike.

About Redaksia

Check Also

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike – një moment vendimtar!

Nga Bislim AHMETAJ PD si forcë qeverisëse. Kuvendi Kombëtar i së shtunës duhet të projektojë …