Spahia: Edi Rama do që t’i kthejë burrat në gra dhe gratë në burra përmes hormoneve!

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar pas lajmit që qeveria ka vendosur të ofrojë terapinë hormonale në QSUT për transgjinorët.

Ai shkruan se, nëse këta persona që duan të ndryshojnë gjini, duhet të deklarohen si të sëmurë, ndryshe nuk mund të trajtohen në QSUT me financimin nga taksat e shqiptarëve.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia

Të duash të bëhesh grua apo burrë nuk është sëmundje. Të paktën jo fizike.

Por që të kurohen si të tilla me para publike duhet të diagnostikohen si të sëmurë.

Nëse jo, shqiptarët nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë nga taksat e tyre për ‘qejfet’ e Edi Ramës, i cili do që t’i kthejë burrat në gra dhe gratë në burra përmes hormoneve.

Deri tani është qejf, se mund të dalë dhe ndonjë skemë financimi me taksat e shqiptarëve për ndonjë nga rrethi i tij.

E lashë për në fund për të shprehur indinjatën e thellë, për të dënuar me forcë dhe për të mos u pajtuar me lejen që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë qendrës spitalore universitare për të trajtuar të miturit me terapi hormonale akoma pa mbyllur adoleshencën.

Ndërkohë fëmijë dhe të rritur pacientë me tumor dhe sëmundje të tjera shumë të rënda përballen çdo ditë me braktisjen e sistemit shëndetësor, të cilët vazhdojnë dhe gjejnë mbështetje vetëm nga zemërgjerësia e bashkëkombësve tanë nëpërmjet fundraising.

About Redaksia

Check Also

Berisha me partnerët e Shqipërisë/ Alarm për kapjen e shtetit, krimin e organizuar dhe integritetin zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim Volkmar Klein, ish- deputet i …