Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në zyrë kryetarin e Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”, Bilall Kasami.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë detaje nga takimi me kreun e Komunës së Kumanovës, duke e vënë theksin në veçanti te nevoja e forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit më të madh të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane.
Gjithashtu, Berisha bëri me dije se me Kasamin, u diskutua edhe mbi perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimet politike në rajon dhe domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë një zë të fortë, të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe të kombit tonë.
Kasami përgëzoi Berishën, për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe i uroi suksese në sfidat e ardhshme politike.
Postimi
Kënaqësi të prisja në zyrë z. Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”.
Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit më të madh të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane.
Diskutuam gjithashtu për perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimet politike në rajon dhe domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë një zë të fortë, të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe të kombit tonë.
Z. Kasami më përgëzoi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe më uroi suksese në sfidat e ardhshme politike, gjë për të cilën e falënderova me shumë vlerësim dhe mirënjohje.
U dakordësuam të vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me synimin për të forcuar më tej marrëdhëniet politike dhe institucionale mes faktorëve shqiptarë në rajon, në shërbim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian.


Gazeta RD