Rama antiprotestë në Vlorë/ Berisha: Stop antimitingjeve si Ramiz Alia me vullnetarët e Enverit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazahin e një qytetari, i cili shkruan se, Edi Rama në kundër përgjigjie të revoltës qytetare në Tiranë planifikon për nesër anti-miting në Vlorë!

Berisha u bën thirrje qytetarëve të Vlorës pavarësisht nga bindjet politike të bojkotojnë me përçmim anti-mitingun e tij si një akt antidemokratik përçarës

Postimi

Të dashur miq, Edi Rama në kundër përgjigjie të revoltës qytetare në Tiranë planifikon për nesër anti-miting në Vlorë!

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar identik me anti-mitingjet e vullnetarëve të Enverit pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Sheshin Skenderbej.

U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës pavarësisht nga bindjet politike të bojkotojnë me përçmim anti-mitingun e tij si një akt antidemokratik përçarës.

📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirmengjes Doktor !
Sms nga administrata dërguar gazetares në Vlorë.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …