Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi

Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Piro Vengu, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se, Vengu ka dezertuar nga ushtria.

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua Vengut duke i thënë se, ka mashtruar duke thënë se është pasaardhës i Marko Boçarit, kur në fakt është një kallajxhi.

Berisha: Parafolësi, pasi dezertoi nga ushtria, bëri mashtrimin madhor se është pasardhës i Marko Boçarit.

Dhe se Sali mos i bjer në qafë kot një deshendenti të Marko Boçarit, se pavarësisht se ka marrë nënshtetësinë greke, nuk mund të bënte shërbim ushtarak në Greqi.

Marr vesh unë, ky është pasardhës i një familje kallajxhi, krahina e tyre është një krahinë e mrekullueshme, fshati i tij është fshati i kallajxhive, të tjerët janë burra viganë si Andon Zako dhe të tjerë.

Të të them disa vargje të Kati Spirit që i ka për ty konkretisht, por nuk i them, sepse nuk dua të prish mjedisin këtu.

Në këtë moment, edhe njëherë kërkoj të hiqet dorë nga antimitingu që keni planifikuar nesër në Vlorë.

Është ditë turpi.

Dhe ti çfarëdo që të bësh, njeri dezertor…

Ke dezertuar apo jo? Thuaju a ke dezertuar apo jo? Thuaju shqiptarëve, dezertove nga ushtria apo jo?

Dhe more pastaj e dole në krye të ushtrisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës sepse janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, prej ditësh Edi Rama dhe Taulant Balla kanë publikuar …