Ajri, uji dhe toka po ndoten e shkatërrohen! Malltezi fton qytetarët në aktivitet ndërgjegjësues pranë Shkumbinit

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, që do të zhvillohet pranë lumit Shkumbin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi ngriti shqetësime për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës në zonë, duke renditur disa prej problematikave mjedisore që, sipas tij, kërkojnë vëmendje urgjente.

Reagimi i Malltezit

5 Qershori është Dita Botërore e Mjedisit ndaj do shkojmë në buzë të Shkumbinit në aktivitet ndërgjegjëzimi të shohim:

1. AJRI po ndotet nga mali me plehra i paligjshëm dhe që i vihet zjarri për të zvogëluar volumin;

2. UJI i lumit është ndotur jo vetëm nga ujrat e patrajtuara të 4 qyteteve por edhe nga larja industriale e peshqve të Lucës edhe nga kalbëzimi i mbetjeve të paligjshme;

3. TOKA por shkatërrohet dhe krijon erozion të pandalshëm.

Aktiviteti është i hapur për këdo që dëshiron të vijë. Nëse ju duhet transport më shkruani që të organizohemi.

Nisja nga Tirana në ora 09:15 dhe kthimi në Tiranë në ora 12:00.

Malltezi fton qytetarët në aktivitet ndërgjegjësues pranë Shkumbinit: Ajri, uji dhe toka po ndoten e shkatërrohen

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë do përballet me ne!

Pyetje: Si ka mundësi, zoti Berisha që një opozitë nuk mbështet një protestë qytetare… Sali …