Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar ashpër lidhur me projektin për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kongreseve në kryeqytet.

Tabaku thekson se qëndrimi i saj nuk lidhet me ndonjë ndjenjë nostalgjie për të shkuarën, por me mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve.

“Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit. Vetëm respekt për pronën publike dhe pasurinë publike,” shkruan deputetja demokrate, duke vënë theksin te menaxhimi i këtyre hapësirave nga institucionet shtetërore.

Tabaku ka lëshuar akuza të forta ndaj Korporatës së Investimeve, duke deklaruar se ky institucion po sillet me pronat e përbashkëta sikur t’i kishte private. Ajo ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mungesën e transparencës në vendimmarrje, duke listuar edhe zona të tjera të vendit ku po ndodh e njëjta gjë.

“Korporata e investimeve sillet me pronën publike si ta kenë pasurinë e tyre. Kush janë këta që i marrin vendimet pa asnjë proces transparent? E njëjta situatë në Zvërnec, në aeroportin e Vlorës, në Durrës, etj. Nuk ka asnjë vendimmarrje transparente,” nënvizon Tabaku.

Sipas deputetes së PD-së, kjo mënyrë veprimi e pushtetit, e cila përqendron pasurinë në duart e një pakice, po i detyron qytetarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Ky sistem i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Sistemi që ka përqendruar pasuritë tek pakica, sistemi që e trajton pronën publike si private. Duhet të ketë meritokraci edhe në ekonomi,” mbyll reagimin e saj Jorida Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kërkoj zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve, ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të …