Kryetari i PD, Sali Berisha po mban takim me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së, në kuadër të nismës “RI(ni)PËRTËRITJE”
I pranishëm është dhe europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz, anëtar i PPE-së dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane.
Në fjalën e tij Antonio Lopez-Isturiz nënvizoi se të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në Këshillat Europiane
Antonio Lopez-Isturiz: Ju falënderoj shumë për këtë dhe veçanërisht ju falënderoj për këtë mirëseardhje të ngrohtë, si dhe Dr. Sali Berishën, gjë që për mua është gjithmonë nder. Dhe meqë isha, kur isha Sekretar i Përgjithshëm i PPE-së, tani me Internacionalen, me ‘Qendrën Martens’.
Prandaj jam këtu këto ditë. Fondacioni i PPE-së, kemi një takim në Durrës. Dhe me ekspertë që flasin për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Shqipëria është aty.
Por të gjithë ekspertët bien dakord: Shqipëria duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Frika që shprehin është: a mund ta kemi këtë Kryeministër të Shqipërisë, Edi Ramën, në Këshillat Evropiane?
Këtë nuk e thanë politikanët, e thanë ekspertët.
Po reflektoja për këtë sepse vij nga Spanja. Dhe atje kemi një Kryeministër, socialist, gruaja, vëllai, tre ministra dhe ish-Kryeministri Zapatero janë përpara gjykatësve sot.
Fatkeqësisht shoh disa tendenca të ngjashme. Këto të ashtuquajtura parti socialiste, mendoj se e kanë të njëjtin problem brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Dhe ne po e vuajmë këtë.
Ajo që ndodh brenda Bashkimit Evropian ka një pasojë. Sa qeveri socialiste ka sot në Bashkimin Evropian? Dikush?
Sa qeveri socialiste ka në Evropë? Spanja dhe Malta. Danimarka tani po formojnë një qeveri të re, ndoshta e humbën. Pra, janë vetëm Spanja dhe Malta. Kjo ju tregon se shoqëritë evropiane janë lodhur nga socializmi, socializmi i rremë, sepse është i rremë. Ata nuk i mbrojnë punëtorët. Mbrojnë veten e tyre.
Gazeta RD