Mijëra demokratë i bashkohen protestës për rrëzimin e Ramës

Mijëra demokratë i janë bashkuar protestës kundër regjimit duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Shumë prej tyre kanë publikuar foto nga protesta në rrjetet sociale. Sot mund të konsiderohet një nga protestat më të mëdha të këtyre 8 ditëve të revoltës qytetare.

Në protestën e sotme të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë bërë thirrje që Diaspora ti bashkohet protestës më 10 qershor. Mijëra qytetarë mbushën sheshin ditën e sotme, ndërsa prej 8 ditësh në Tiranë protestohet dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta është shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, ku protesta të shumta janë mbajtur edhe në disa qytete në Itali, Gjermani, Zvicër, Londër etj…

 

About Krye Redaktor

Check Also

Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet në Kosovë, por bie me 7% të votave

Deri më tani janë numëruar mbi 98% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën …