Protestat kundër Ramës shtrihen deri në Kanada, diaspora kërkon dorëheqje

Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama janë shtrirë deri në Kanadanë e largët. Në Toronto janë mbledhur emigrantët shqiptarë, të cilët kanë bërë thirrje antiqeveritare.

“Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona”, ishin disa nga thirrjet.

Të veshur me bluza me simbole kombëtare dhe duke valëvitur flamuj kuqezi, protestuesit përcollën mesazhe patriotike dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta në Toronto vjen në një kohë kur prej tetë ditësh me radhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po zhvillohen protesta masive, ndërsa lëvizjeve kundërshtuese u janë bashkuar paralelisht edhe qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve, reagimet lidhen me kundërshtimin e disa vendimeve të qeverisë, përfshirë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit, si dhe iniciativa të tjera që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.

About Redaksia

Check Also

Delegacioni i BE del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre …