Dy fjalë për zarat e Qorrit dhe të rinjtë e FRPD

Nga Armand MAHO

I thashe nje mikut tim fort te angazhuar ne proteste se keta zarat e Arlind Qorrit jane si virusi. Gjejne cdo mjet e forme per te hyre ne protesta e kauza, per te deformuar qellimin e tyre. Keshtu bene me studentet, keshtu me naftetaret, ndersa te Teatri e dine mire qe i vune drune. Me tha; “te besdisur jane po si perzeme dot, jane shume te organizuar, jane te vetmit aty qe vijne me axhende”. Ne fakt marksistet keshtu bejne perhere.

Dje kerkuan qe konfliktin ta zhvendosnin me te rinjte e FRPD, sepse therriten poshte komunizmi. Cubat e Qorrit, kujtojne se mund ti trembin. Ne fakt e verteta eshte krejt ndryshe. Ata te rinj aty, nuk e zgjaten se jane djem te kulturuar, sepse te jete per frike, ata i kane qeshur ne fytyre banditeve Rames kur i kane shoqeruar ne komisariate, jane sot e kesaj dite ne detyrim paraqitje para prokuroreve te tij.

E imagjinoni dot se sa “ frike” mund ti kene zarat e Qorrit! Kane 13 vjet ne opozite dhe protesta, jane pjesa qe ka kundershtuar me shume pushtetin. Keshtu qe zarat e Arlindit duhet ta marrin me easy, sepse ata i te rinjte e FRPD dhe ne i njohim dhe e dine fare mire se cfare qellimesh kane .

Jane pikerisht ata qe i kane dhene protestes ngjyra marksiste, megjithese qellimi i saj eshte largimi i Edi Rames dhe jo perqafimi i ndonje ideologjie. Gjithsesi, ne ate proteste jane te shumte qendrestaret e opozites, mes tyre dhe te rinjte e FRPD. Ata kane nje qellim te vetem largimin e Rames, prandaj kaperdijne pa bere ze brockullat qe hedhin zarat e Qorrit dhe te te ngjashmeve me ta. Por asnjehere mos ja merrni per dobesi. Per ta rendesi ka rrezimi i sistemit, i Rames dhe bandes se tij hajdute. Axhendat e tjera pak u interesojne.

About Redaksia

Check Also

Kush e komandon sot Edi Ramën?!

Nga Belind KELLIÇI Mënyra se si Edi Rama po përjeton fundin e tij politik, tregon …