Duke folur në Kuvendi, deputeti Belind Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë qytetarët shqiptarë, heqjen e “non gratës” ndaj Berishës nga DASH.
Duke iu referuar thirrjeve në protestat qytetare, Këlliçi iu drejtua socialistëve duke u thënë që shumë shpejt slogani i ri do të jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”.
“Sot është një ditë e mirë, është një lajm i mirë për gjithë qytetarët, jo vetëm për PD-në. Sot një padrejtësi shumë e madhe është zhbërë zyrtarisht nga DASH dhe nga administrata amerikane.
Një padrejtësi e madhe e lobuar nga PS, nga Edi Rama, që s’ka lënë mekanizëm, para dhe lobim përmes Sorosit për të zhbërë opozitën në Shqipëri”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Gazeta RD