SPAK kap mesazhin e Ramës/ “Mos i shit apartamentet nën 1800 euro”

“Mos i shit apartamentet nën 1800 euro/m²”. Ky është vetëm një mesazh në një prej dosjeve ku SPAK po heton kryqëzimin e parave të drogës me paratë e korrupsionit, një fenomen që ka sjellë rritje artificiale të çmimeve, duke nisur nga produktet e shportës, shpenzimet për rritjen e fëmijëve e deri te qiratë dhe çmimet e pronave.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Kryeministri pikturon dhe projekton pallate e kulla, firmos lejet për to dhe bën edhe agjentin imobiliar, duke fryrë artificialisht çmimet, e sot jo rastësisht çmimi mesatar i qirasë është 720 euro dhe paga mesatare është 700 euro.
Për këtë ka në dispozicion Bankën e Shqipërisë, një bankë të nivelit të dytë dhe një armatë sejmenësh që, nga moderatorë sporti të kthyer në magjistarë imobiliar që brenda ditës shesin vila me vlerë 1.4 milionë euro.
Pas apelit të SHBA dhe BE pas daljes masive së qytetarëve në rrugë SPAK nisi hetimin e pastrimit të parave të drogës në ndërtim e resorte.
Edi Rama i vuri ndërtuesit përballë dy rrugëve, ose falimentim, ose pastrim parash.
Me përfitimet nga ky aktivitet blen vota, blen influencë, blen segmente të opozitës dhe shkoi deri në atë pikë sa dhëndrin e Presidentit të SHBA e bëri ortak me një trafikant droge.

About Krye Redaktor

Check Also

I thotë jo anti-mitingut/ Arta Dade refuzon medaljen e Ramës dhe kërkon largimin e tij nga PS

Arta DADE Sot, socialistët e vërtetë, ata që u rritën me idealet e drejtësisë shoqërore, …