Berisha poston foton: Padroni me vasalin!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një foto të kryeministrit shqiptar, Edi Rama teksa takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Padroni me vasalin”, shkruan Berisha.

Reagimi i kreut të PD vjen pasi Rusia deklaroi se, mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”, duke theksuar se kjo është një nismë serbe.

Ndërkohë shumë analistë amerikanë kanë kërkuar që Perëndimi të kërkojë që kjo inicativë të marrë fund.

Së fundmi ishte profesori amerikan, Daniel Serwer që tha se kjo është një nismë e vdekur.

About Redaksia

Check Also

10 milionë euro fatura fiktive/ Kush është drejtori në Tatime që pastroi paratë e AKSHI-t

Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së …

Leave a Reply