Poterja e Ramës apo e ministres?!

Nga Luçiano BOÇI

Në postim të gjatë me “fakte” për Zvërnecin Rama shkruan se:
“INTERESIMI PËR INVESTIMIN NË ZVËRNEC, ka ardhur zyrtarisht në vitin 2024 kur investitorët kanë paraqitur një masterplan pranë Këshilli Kombëtar të Territorit, i cili është bërë edhe publik në emisionin Opinion nga njëri prej arkitektëve të kompanisë.

* Masterplani është shqyrtuar në mbledhjen e datës 25 shtator 2024. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka miratuar masterplanin, po ka kërkuar rishikime thelbësore të tij, duke e vendosur stekën në lartësinë e ambicies për një zhvillim shembullor për Shqipërinë Turistike 2030 në Bashkimin Europian.”

Pra masterplani është rrëzuar në 2024, sipas Ramës!

Por ministrja e tij IBRAHIMAJ një ditë më parë kishte deklaruar në RTSH, në një intervistë se “projektin e parë e rrëzuam në 2023…”

Cilin apo cilën potere të besojmë?!! 2024 apo 2023?!

Ramën apo Ibrahimajn?!

Unë them: Besoni protestuesit!!!!!

Qeveria mashtron!

Mos ndalni se protestuari!

About Redaksia

Check Also

Spahia: Qeveria i është dorëzuar agjendës ideologjike që synojnë shkatërrimin e vlerave të familjes

Qeveria shqiptare i është dorëzuar plotësisht agjendave ideologjike uokiste që synojnë shkatërrimin e vlerave të …