Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu dhe betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës! Ty të fsheh Altin Troplini

Kryetari i PD, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta nga foltorja e parlamentit ndaj Damian Gjiknurit, duke e sfiduar publikisht të betohet në Bibël se nuk ka qenë pjesë e takimit të shumëpërfolur në Aruba, ndërsa akuzoi drejtues të drejtësisë se po mbrojnë njerëzit e afërt të Edi Ramës.

Ai deklaroi se asnjë mohim nuk mund të zhbëjë dyshimet që rëndojnë mbi emrin e tij dhe i kërkoi të përballet publikisht me akuzat.

Berisha: Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde.

Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë.

Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba.

Kurse për sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim dhe vetëm trillim.

Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka.

Ai e ka dosjen. Dhe ai mezi do priste të shihte.

Kurse ty të fsheh ai, Olsi Ramën e fsheh ai, Engjëll Agaçin e fsheh ai.

Nuk e fsheh për ty, nuk e fsheh për Engjëllin, e fsheh për Edi Ramën.

Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve.

Laju para shqiptarëve, bëj be.

Po nuk bën dot be.

Dil, provoje.

Hajde, provoje.

Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti.

Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama.

Nuk u lë Edi Rama.

Ata hapin llafet. Për ty, llafet janë të tyret.

About Redaksia

Check Also

Shpronësimi që zuri brenda qeverinë/ Si u sajua Shkolla e Biçikletave për të fshehur gjurmët e Aruba-s

Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste …