Protestuesit bllokojnë deputetët te Kuvendi: Ju erdhi fundi! “Dorëzoni mandatet”, “Rama jep dorëheqjen”

Në ditën e 19 të protestës masive, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, ndërsa ky i fundit vijon punimet për të votuar ligjin për amnistinë.

“Dorëzoni mandatet”, “Ju erdhi fundi!”, “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen”. Këto janë disa nga thirrjet që protestuesit po lëshojnë në drejtim të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, teksa kanë shkuar te Kuvendi, atje ku po mbahet seanca plenare.

Ata kanë devijuar marshimin, që ishte nisur drejt Kryeministrisë, për t’u stacionuar drejt Kuvendit.

Disa nga deputetët kanë dalë jashtë Kuvendit, teksa protestuesit u kanë zënë pritë nën thirrjet “Dorëzoni mandatet”.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik.

About Redaksia

Check Also

“Dosjet e Bel(l)a Mafies”, Adriana Kalaja paralajmëron prova të reja për Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera prova të reja për …