Shkodra sërisht në protestë kundër qeverisë: Nuk kemi tokë për të shitur! Poshtë Edi Rama!

Qytetarët e Shkodrës i janë bashkuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit sërisht protestës kundër qeverisë Rama, ku kërkohet dhe dorëheqja e tij.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme, mes të cilave “Nuk kemi tokë për të shitur” dhe “Mos guxo të prekësh qeverinë”, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë brohoritur “Poshtë Edi Rama” dhe “Poshtë të korruptuarit”, duke shprehur pakënaqësi ndaj situatës politike dhe qeverisë aktuale.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore në qendër të kryeqendrës së veriut, ndërsa nuk raportohen incidente deri në këto momente.

About Redaksia

Check Also

“Dosjet e Bel(l)a Mafies”, Adriana Kalaja paralajmëron prova të reja për Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera prova të reja për …