Protesta/ Belindës nuk i mjaftuan 300 apartamentet, por edhe vila në jug! Do të përfundojë me një dhomë burgu!

Në ditën e 19-të të protestës massive që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në sallë vijonte seanca plenare ku pritej votimi i ligjit për amnistinë.

Protesta, e cila ka hyrë në javën e tretë, është shoqëruar me pjesëmarrje të lartë qytetarësh që kundërshtojnë vendimmarrjen e mazhorancës dhe kërkojnë reflektim politik mbi nismat ligjore në diskutim.

Gjatë fjalimeve në podiumin e protestës, një qytetare u shpreh me tone të forta kritike ndaj një figure publike, duke deklaruar: “Duket se zonjës në fjalë nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente. Na dolën përsëri informacione se paska edhe vila në jug. Po siç duket, kështu siç po shkon puna, nga vilat në jug dhe apartamentet në Tiranë, do përfundojë me një dhomë në burgun e Pogradecit”.

About Redaksia

Check Also

“Dosjet e Bel(l)a Mafies”, Adriana Kalaja paralajmëron prova të reja për Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera prova të reja për …