Deputeti i PS futet mes protestueve, qytetarët e shtyjnë dhe e përzënë

Momente tensioni u regjistruan para Kuvendit të Shqipërisë, teksa protestuesit që prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama po parakalonin përpara godinës së Parlamentit.

Gjatë marshimit pati një përplasje verbale mes deputetit të PS-së, Ardit Bido dhe disa protestuesve, e shoqëruar me akuza kërcënime dhe replika të forta.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, deputeti u ndal për disa çaste pranë grupit të protestuesve, ku debati u tensionua, ndërsa të pranishmit filmuan momentin.

Ngjarja kaloi pa incidente të tjera, ndërsa protesta vijoi më pas drejt itinerarit për te Kryeministria.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi për ndërtimin te ‘Juvenilja’/ Biseda e kreut të kartelit me Ramën: Do ndërtohet

Të tjera përgjime të grupit të Arubas kanë nxjerrë në dritë mekanizmat se si paratë …