“Dosjet e Bel(l)a Mafies”, Adriana Kalaja paralajmëron prova të reja për Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera prova të reja për ish-zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, e cila prej katër muajsh bojkoton seancat parlamentare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalaja bën me dije se të premten e 19 qershorit do të nxjerrë prova të reja, në betejën kundër korrupsionit galopant qeveritar, mafies bërë një me qeverinë dhe pastrimit të produktit të veprës penale me anë të ndërtimin të kullave.

‘Dosjet e Bel(l)a Mafies, janë si puna e thesit miellit. Sa më shumë t’i biesh, aq më pluhur nxjerrin…’, është paralajmërimi i Kalasë për Belinda Ballukun.

Postimi

Ora dhe vendi i takimit, nuk kanë ndryshuar…….

Nesër, më ndiqni me provat e reja, në betejën kundër korrupsionit galopant qeveritar, mafies bërë një me qeverinë dhe pastrimit të produktit të veprës penale me anë të ndërtimin të kullave.

Për vite më radhë, kam kallëzuar e denoncuar, asgjë më shumë se çfarë kërkon rinia shqiptare në shesh prej 19 ditësh.

Referuar statusit të datës 11 qershor, i bie që ky denoncim/kallëzim të jetë 100.

Joooooooo.

Numrin 100 ja kam ruajtur dikujt që do e merrni vesh javën që vjen…….

Ndërkohë, nesër shkoj me Nr. 99/1.

Dosjet e Bel(l)a Mafies, janë si puna e thesit miellit.

Sa më shumë t’i biesh, aq më pluhur nxjerrin…….

Mos i fikni celularët

Më ndiqni……..

 

About Redaksia

Check Also

Përgjimi për ndërtimin te ‘Juvenilja’/ Biseda e kreut të kartelit me Ramën: Do ndërtohet

Të tjera përgjime të grupit të Arubas kanë nxjerrë në dritë mekanizmat se si paratë …