Kalaja, tjetër padi në SPAK ndaj Ballukut

Denoncim sërish në SPAK për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Është avokatja Adriana Kalaja që ka depozituar kallëzimin duke shpjeguar të gjithë skemën që ka përdorur Balluku dhe vartësit e saj për ngritjen e parqeve fotovoltaike në Fier. Si u përdor drejtori i aviacionit civil Maksim Ethemaj dhe motra e tij për ngritjen e kompanive fiktive. Ndërkohë më herët ka qenë emisioni Plug që ka denoncuar tenderat korruptivë të parqeve fotovoltaike.

Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Kalaja shpjegoi skemën e përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku janë të përfshirë Belinda Balluku dhe vartësit e saj Maksim Ethemaj dhe motra e këtij të fundit, Eva Kajer.

Ndërkohë më herët ka qenë emisioni “Plug” në Syri TV që denoncoi skemat 5B në fushën e paneleve fotovoltaike, apo tendera korruptivë në fushën e energjisë. Vartësi i Belinda Ballukut, Maksim Ethemaj, që drejton Agjencinë e Aviacionit Civil, fitoi një licencë për park fotovoltaik nga shefja e tij, ndërsa suportin financiar e gjeti te kompania 4 AM. Maksim Et’hemaj është një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil. Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere Eva Kjaer dhe administrator Gjergj Pano.

Eva Kjaer, kuzhiniere, është motra e drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike”. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 AM pranë ANTA (Albcontrol) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtor i Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai i Eva Kjaer, Maksim Et’hemaj.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë parkojnë betonieren para Kryeministrisë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Protesta e sotme para Kryeministrisë u shoqërua me një simbolikë të fortë, ku parkimi i …