Bardhi: “Auruba” është një e vërtetë që ulëret dhe që Edi Rama nuk e fsheh dot me batuta

Nga Gazment BARDHI

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut , nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba. Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "A.1.3.. rikualifikuara) (ne Çeshijen dhe dhena vendimit rëndësishme por pushohen takime lyre dërguar njohje ndörmjet personave Majorka, Gjermani perfaqesues mësohen Artur Shehu. mbi duke nje "Klani Aruba, (Antilet me seli Majorka, shkurtit janar 2019, moren pjest ISMAILAJ Bujar; RAMA Adrian, Zaventem ISMAILAJ Anteerp Ford takime duket Kane bejne me mund Megjithate, hetim vazhdueshem individève, shumica objekt ndjekjes hetim Artur Shehu nuk lidhje me Kjo duket duket Mbi Antverp, për eshre gartesisht provat Alfredo Hamzai dhe Arben cilat tjera dhe paragesin gjate ketyre 2.3.4 Italiane, cilat pritet pergjigje lidhjes Belge, autoritetet drejtësise Franceze, Angleze, autoriteteve Turke, Holandes poshte referolu dergaar"

About Redaksia

Check Also

Diaspora: Rama dorëheqje dhe Qeveri teknike për 1 vit!

Një protestues nga diaspora në tubimin para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK që të kërkojë …